TEKSTESHQIP

Doza
Perfekt
Lyrics

Vjen një moment në jetë
Që don të shkëputesh komplet
Nga ky realitet
Që të jep veç dhimbje, siklet
Në shpirt e mbart një sekret
Që kudo të përndjek
Futi një mendje të lehtë
Askush nuk është përfekt

Zgjohesh n'mëngjes
Veten e sheh në pasqyr dhe nuk e beson
Sa shpejt iken vitet
Si te iku jeta nga durt
As vetë nuk e kupton
Don të qetësohesh
Kafe duhan në ballkon
S'je më i njëjti person
Deri dje me veprimet e tij
U jepte të tjerëve leksion
Diku mekanizmi çalon
Diçka nuk po shkon
Je ba i heshtun, nuk komunikon
As rrethi jot, më nuk po të duron
Me këtë sjellje asgjë nuk fiton
Mendimet e këqija veç po i thellon
Njerzit të flasin, por nuk i dëgjon
Nevrat e tua nuk i kontrollon
Dhe pa kuptuar veç po i lëndon
Ata që po të duan pa kushte
Nuk po i vlerëson
Do të ndryshosh por nuk po të lejon
Egoja jote e fryre si balone
Çfare të shqetëson
S'do të rrefehesh
Ke frike, ça do thonë
Mbyllja ne vetvete, vetëm po të shkatrron
Mendja ty, po të mashtron
Ai version nuk ekziston
Si Don Kishoti, armiq imagjinar po lufton
Asgjë nuk do zgjidhësh i kyqur në dhomë
Dil atje jashtë, dhe rrembeje atë që kërkon
Çfarë të pengon, limitet e mendjes janë veç iluzjon
Zoti të jep në moment e duhur atë që të takon
Ty po të flas, a më dëgjon
Dëgjoj por

Vjen një moment në jetë
Që don të shkëputesh komplet
Nga ky realitet
Që të jep veç dhimbje, siklet
Në shpirt e mbart një sekret
Që kudo të përndjek
Futi një mendje të lehtë
Askush nuk është përfekt

Nuk ka zhvillim pa dhimbje
S'ka lumturi pa trishtim
Këtë e them me bindje
Jeta është një udhëtim
Nuk ka sukses pa deshtime
S'ka përmirësim pa gabime
Mendja veç bluan mendime
Kur s'ke asnjë pikë disipline
Pa u sprovuar në ferr
Parasa nuk është e arrishme
Të gjithë e mbartim një kryq personal në kurriz
Në jeten tonë të përditshme
Injoranca e bën situaten të frikshme
Ne kemi frikë atë që s'kuptojm
Por duhet të jetojmë në mënyrë të guximshme
Që të shpëtojmë, të lulëzojmë
Ata do gëzojnë ditën e rënies
Por do trishtohen, ditën e rimëkëmbjes
Kur të arratisesh nga burgu i mëndjes
Kur ti të bohesh mjeshtër i gjëndjes tënde
Emocionale, fizike edhe mendore
Shumë vende dhe dyer do hapen për ty
Do triumfosh në mënyre madheshtore
Pra ku ke ngecur, s'po e kuptoj
Unë thjeshtë po përpiqem, të t'motivoj
Tek ti besoj, çfarë mund të boj
Të t'ndihmoj
Pse nuk më thua, s'do të gjykoj
S'do të fajsoj, të garantoj
Të lutem fol, po të dëgjoj
Siç të thash më par shok

Vjen një moment në jetë
Që don të shkëputesh komplet
Nga ky realitet
Që të jep veç dhimbje, siklet
Në shpirt e mbart një sekret
Që kudo të përndjek
Futi një mendje të lehtë
Askush nuk është përfekt

DËRGOI:
INFO
Kënga vjen me tekst nga vetë këngëtari, ndërsa për arranzhimin u kujdes Trinium.