>
BIOSHQIP

Dr. Flori, Një Tjetër Bashkëpunim Me Ermalin

16-02-2013
Muzika, tekstet dhe stili i tij e bejne te jete unik. Ky eshte Dr. Flori, i cili prej disa vitesh po vleresohet cdo here e me shume, pasi perfaqeson figuren e nje artisti te kompletuar. Ne nje interviste per suplementin “Koha Tjeter”, Dr Flori rrefen bashkepunimin e tij me Ermal Mamaqin, projektet e reja mbi kenget dhe klipin, pjesemarrjen ne fushatat elektorale, si dhe mendimin e tij mbi politiken. “Se bashku me Ermalin, kemi vendosur te bejme nje tjeter bashkepunim. Kete here kemi vendosur te realizojme nje kenge trilogji; ku kenga e pare eshte e Shqiperise se mesme; e dyta e Shqiperine nga jugu dhe e treta me motive nga veriu. Tani momentalisht jemi ne fazen e kenges se dyte me motive nga jugu”, thekson Dr Flori. Me tej gjate intervistes tregon dhe mbi pjesemarrjen ne edicionin e trete te reality show-t kosovar, “Vip Shpija”.



Suksesi i fundit ne karrieren tuaj muzikore, ka qene bashkepunimi me Ermal Mamaqin. Si e kane pritur fansat?

Eshte pritur shume mire! Eshte nje kenge e thjeshte shume motivuese, perfaqesuese, e cila perfaqeson brezin tone. Eshte nje klip shume nostalgjik, i cili u finalizua mes nje harmonie te plote dhe nje profesionalizmi nga te gjithe ne.

Fabula qe shoqeroi kete klip, ishte shume interesante. E kujt ishte ideja per te realizuar kete klip?

Ideja per te realizuar klipin ishte e Ermalit, me miratimin tim. Ka qene nje nder bashkepunimet me te bukura qe kemi bere, pasi organizimi ishte perfekt ne cdo detaj nga Ermali, sic ishin sanduicet, uji dhe ne te njejten kohe aktrimi i tij. Madje shumica e detajeve, kane ardhur spontane dhe kjo gje me lumturoi akoma me shume. Ne fakt, videoklipet behen pa u menduar shume, thjesht hajde xhirojme, kurse klipi qe realizuam, ishte ne cdo drejtim fantastik.

Pas shume angazhimesh, keni menduar te sillni dicka te re ne kete fillim viti?

Se bashku me Ermalin kemi vendosur te bejme nje tjeter bashkepunim. Kete here kemi vendosur te realizojme nje trilogji, si filmat e Quentin Tarantinos; ku kenga e pare ishte e Shqiperise se mesme; e dyta e Shqiperise se jugut dhe e treta, me motive nga veriu. Tani momentalisht jemi ne fazen e kenges se dyte me motive nga jugu, pasi kenga “Ku ka si Tirona”, ishte nga Shqiperia e mesme.

Keni menduar te realizoni ndonje videoklip, apo ne fillim do ta sillni vetem si kenge?

Per klipin do te mendoje Ermali, ku do te marre dhe aprovimin tone, ne kuptimin nese na pelqen apo jo ideja. Por, ai do ta beje kete pune, pasi eshte i prere ne kete drejtim.

Si rezultoi viti qe sapo lame pas per ju?

Ka qene nje vit i mbushur me shume angazhime ne cdo moment. Per te mos thene se ka qene nje vit i vrullshem dhe me shume oferta. Di te them, qe ka qene nje vit i mbare ne cdo drejtim.

Ju ka mbetur dicka peng, qe nuk keni mundur ta finalizoni gjate kesaj kohe?

Kam pengje te mijat, por puna eshte, se me duket sikur e kerkoj vete te keqen duke qene shume mire per te patur motivim. Nuk e di se si mund t’i bej nje analize vetes, por eshte nje gje shume komplekse.

Dr Flori eshte nje njeri qe ecen me plane, apo ben projekte afatgjata?

Une jam nje njeri, qe eci me zemer! Pastaj gjerat planifikohen edhe pse une nuk jam shume i sakte ne kete drejtim.

Festivalet jane nje tjeter fushe ku ju godisni. Do t’iu shikojme neper festivale kete vit?

Ne radhe te pare do te marr pjese neper fushata zgjedhore. Nuk mund ta zbuloj se ne cfare drejtimi, por edhe kete here do te ndjek zemren. Nuk eshte se ngaterroj kengen me politiken, por ne nje bashkepunim midis politikes dhe muzikes, gjithmone ajo qe fiton eshte politika, sepse muzika eshte me e dashur se sa politika. Politika nuk te shperblen ne asgje. Ne me cunat i dhame fitoren Edi Rames dhe nuk u shperblyem fare.

Po aktivizimin e disa kengetareve vajza ne politike, si e shikoni?

Vete jeta eshte nje politike qe duhet ta ndjekesh, qe duhet te perfaqesohesh! Ndonjehere zhgenjehesh, ndonjehere shperblehesh, por gjithsesi serish mbetet lufte. Te jeni te sigurt, qe publiku i kupton te gjitha gjerat dhe bemat e politikes shqiptare.

Do te ndodhe ne nje te ardhme, qe Dr Florin ta shikojme si pjese te politikes, per faktin qe jeni angazhuar shume?

Ma kane bere shume shpesh kete pyetje, por nuk besoj se ndonje politikan ka bere me shume politike sa kemi bere ne, ne tri minuta kenge. Keshtu qe, dashje pa dashje, je pjese e politikes. Duhet te kuptojme te ndajme politiken nga pragmatizmi, qe do te thote se ka politike idealiste, por ka dhe politike pragmatiste. Politika idealiste eshte ajo qe i terheq njerezit, kurse politika pragmatiste, direkt sa lirohet terreni, sulen per te kafshuar.

Se fundmi ishit pjese dhe e show-t “Vip Shpija” ne Kosove. Do t’ia rekomandonit kolegeve tuaj kete eksperience?

Ne qofte se e ndjenje veten te forte, mund te futen, nese jo, jane te dobet. Duke i vene vetes ca qellime paraprake, ka situata qe te dalin huq, pasi jane shume dite qendrimi. Eshte nje show, te jep mundesine te shfaqesh karakterin tend edhe pse je nen trysnine e kamerave.

Nderkaq ju ishit edhe fituesi i ketij reality, a e perdorni makinen qe moret si shperblim nga “Vip Shpia”

Po, eshte e vertete qe une fitova dhe cmimi ishte nje makine mjaft e bukur, por nuk mund te them se e perdor shume, por me raste po.

Zhaku neper media te ndryshme ka hedhur teza, qe ju i keni marre tekstin. Cila eshte e verteta juaj mbi kete ngjarje?

Nuk me duhet fare se cfare thone te tjeret per mua! Ne pergjithesi jam tip qe nuk ndikohem nga fjalet e te tjereve, por ne kete kontekst, degjoj fjalet e miqve te mi, jo zhurmat qe behen.

Ne cilin qytet ju gjeti Shen Valentini dhe a moret ndonje dhurate?

Sigurisht qe ishim te angazhuar, kishim nje aktivitet ne Tirane dhe Elbasan. Eshte nje feste qe na gjen gjithmone neper sheshe te ndryshme te Shqiperise. Persa i perket dhuratave, nuk eshte se jam tip i tyre, dhe njekohesisht, nuk pres te marr.
(Yllka Selita Koha Jone)

Dr. Flori, Një Tjetër Bashkëpunim Me Ermalin