Më mbaj mend (për 1 muaj)

Dr.Flori Përcillet Me Duartrokitje E Muzikë

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3
[19-11-2014]
Tiranë, 18 nëntor - Familjar, miq, artistë por edhe politikanë zhvilluan sot homazhe në hollin e Televizionit Shqiptarë, në nderim të Florian Kondit, kantautorit që u nda para kohe nga jeta mëngjesin e të hënës.

Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe me lule në duar, miqtë e Dr. Florit afrohen një e nga një pranë trupit të të ndjerit. Të veshur me të zeza e të heshtur, ata duket sikur i thoshin: zgjohu është koha të këndojmë, është koha që përmes notave të fluturojmë e t’i japin shqiptarëve gëzimin që meritojnë, gëzimin dhe humorin që vetëm ti dije tu falje…

Homazheve në hollin e TVSH-së zhvilluan edhe Kryeparlamentari Ilir Meta, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, deputetë,..etj.

Kryetari i Kuvendit llir Meta tha se “është një ngjarje mjaft tronditëse ndarja nga jeta e Doktor Florit. Përveç ngushëllimeve më të sinqerta për familjarët, bashkëpunëtorët, kolegët artistët, unë besoj se ndajmë dhe angazhimin sot për ta kujtuar atë gjithmonë të qeshur plot energji dhe dëshirë për t’i gëzuar të gjithë të tjerët”.

Në fund të homazheve rreth orës 11:00’’, familjarët, të afërmit dhe miqtë e përcollën të ndjerin Dr. Florin për në banesën e fundit, duke e shoqëruar me duartrokitje dhe një prej këngëve më të bukura të shkruara prej tij, “Krahët e tu do të jem” e kënduar me grupin e themeluar po prej tij, “Westside Family”.

Doktor Flori ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në një moshë të re, 35 vjeç dhe la pas dy fëmijë, një vajzë 7 vjeç dhe një djalë të vogël, i cili ka vetëm tre muaj që ka lindur.

Urgjenca e QSUT-së konfirmoi se i riu mbërriti pa jetë rreth orës 10:30 minuta një ditë mè parë spital. Prej ditës së djeshme shtëpia e prindërve të Doktor Florit hapi dyert për të pritur ngushëllimet nga miqtë e të afërmit, por edhe nga gjithë ata që e kanë njohur këngëtarin.
Doktor Flori është krijues i grupit muzikor mjaft të njohur dhe të pëlqyer nga të rinjtë “West Side Family”. Ndërsa pas shkëputjes nga miqtë e tij Landi dhe Miri, doktor Flori ka kënduar si solist por nuk kanë munguar edhe duetet, ku më të suksesshmit janë ata me Aurela Gaçen dhe Ermal Mamaqin.

Dr. Flori para disa vitesh i këndoi Tiranës dhe fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e çlirimit të Kryeqytetit. “Tirona” u kthye në hit në ato vite, kur erdhi në bashkëpunim me kryeministrin Rama, në atë kohë, kryetar i Bashkisë së Tiranës.
 (Indeksonline)



Komente 0