A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Dreams
  • Origin:
  •  
Choose star rating

Rating:  4.7 / Votes cast:  15
Music genres: Pop

Dreams is a popular group/singers. Grupi "The Dreams" e ka fillim e tij ne vitin 1998. Ky grup perbehej nga 3 djem Florian Mumajesi, Eriost Ballushi dhe Erson Shabani (Soni), qe te 3 nga qyteti i Tiranës. Prezantimi tyre i parë ka qenë ne një Festival për moshat 17-25 vjeç ne qytetin e Durresit, ku vajza e djem nga qytete të ndryshme te Shqipërisë, provonin talentet e tyre. Aty ishte debutimi i tyre, ku dhe u nderuan me çmimin e pare me këngën e tyre "Endrra".

Në vitin 1999, The Dreams publikojnë albumin "Number 1". Ne këtë album ata kanë bashkepunuar me kengetaret Manjola Nallbani dhe Qemal Kertusha.

Në Nëntor 1999, The Dreams marrin pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "Me Tremb Ndarja".

Në Dhjetor 1999, Manjola Nallbani & The Dreams marrin pjesë në Festivali i 38-të në RTSH me këngën "O Bukuri Pushtoje Botën".

Në vitin 2001, The Dreams publikojnë albumin e dytë "Forever", i cili u konsiderua akoma me i suksesshem se i pari. Edhe ne këtë album ata kanë bashkepunuar me këngëtaren e njohur Shqiptare Manjola Nallbani si dhe këngëtaren Artjola Toska.

Në Dhjetor 2000, The Dreams marrin pjesë në Festivali i 39-të në RTSH me këngën "Nena Ime".

Në Nëntor 2001, The Dreams marrin pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Gjithmonë Do Të Dua".

Në vitin 2002, pjestari kryesor Florian Mumajesi (Flori) vendos te largohet nga grupi pas një suksesi ne skenat shqiptare dhe fitimit te disa cmimeve nëpër festivale të ndryshme. Por karriera e For Mumajesit nuk u ndal kurre, perkundrazi. Ai u zevendesua nga... Ermal Mamaqi!

Në Nëntor 2002, The Dreams marrin pjesë në Kënga Magjike 2002 me këngën "Larg Bum Bu Bum".

Në Nëntor 2003, The Dreams marrin pjesë në Kënga Magjike 2003 me këngën "Dua Te Te Bind".

Në vitin 2004, The Dreams publikojnë albumin "Edhe Nje Here".

» Edit Bio »

» Song Lyrics »





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019