Më mbaj mend (për 1 muaj)

Duli
  • Emri i Vërtetë:
  • Abdulla Reçku
  • Vendlindja:
  • Cërvicë (Kerçove) 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Zvicër 
  • Mosha:
  • 41 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 31 Tetor 1978
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♏ Akrepi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  284
Këndon kryesisht: popullore moderne tallava

Duli është këngëtar i njohur. I lindur në një fshat afër Kërçovës në Cërvic, shkollën fillore e ka kryer në Cërvicë, ndërsa në Zvicër vazhdoi klasën e nëntë. Ka një vëlla më të vogël me emrin Kujtim. Babai quhet Shukri, ndërsa nëna Safije. Babai i tij ështe marrë me muzikë, për ndryshe, muzikën e ka traditë familjare, tradicionalisht janë marrë me këngë burimore dhe folklorike kërçovare, gjithashtu edhe xhaxhai i tij Ibrahimi, është marrë me muzikë. Në kuadër të Shoqërisë kulturo–artistike “Shkëndija”, së bashku me bashkëfshatarë të tjerë, kanë organizuar festivale të ndryshme. Rreth viteve të ’80-ta, kanë marrë vendin e parë në Maqedoni dhe gjithashtu prirjen e tyre artistike e kanë shfaqur në dramën “Dërgimi i nuses në krua”, me të cilën janë prezantuar në shumë qytete të Maqedonisë. Zakonisht fshati Cërvicë ka patur talentë të ndryshëm si për këndim, vallëzim, por edhe në aspekt të humorit. Mbase kjo ka ndikuar që edhe Duli të merret me muzikë. Në fëmijërinë tij, Duli erdhi në Zvicër dhe filloi pune si te gjithë shqiptaret, por ajo që kishte në gjak ishte muzika. Këndoi në shumë lokale të Zvicrës dhe kënaqi kurbeqaret me muzikën e tij dhe zërin që rrallë këngëtare e kanë. Sot është një yll muzikor dhe shumë i kërkuar neper manifestime dhe dasma si në Evrope ashtu edhe në Amerikë, kurse verës është në gëzimet e dasmave në vendlindje. Rreth këtij personi është shumë për të treguar, për fshatin e vete është duke dhen një kontribut të veçant që do vite organizon një manifestim dhe te ardhurat e manifestimit i dërgon për ndihme invalidëve të fshatit.

DULI, është një këngëtar i cili ka arritur që, në repertorin e tij, me shumë sukses të ndërthurë muzikën folklorike kërçovare me atë argëtuese. Shumicën e këngëve i ka me motiv dashurie, por nuk mungon as ai i atdhedashurisë. Deri më tani ka arritur të nxjerrë në treg rreth 15 albume, që takojnë veshin e mijëra adhuruesve gjithandej ku jetojnë shqiptarë. Është autor i shumë hiteve që janë përkthyer edhe në gjuhët tjera ballkanike. Videoklipet e tij të fundit titullohen " Më mungon" " A ndihesh fajtore" "Fiksimi" dhe “Ata sy”!

Në vitin 2001, Duli publikon albumin "Dixhu Kallu".

Në vitin 2002, Duli publikon albumin "Tre Vite Pa Ty".

Në vitin 2002, Duli publikon albumin "Je E Imja Dashuri".

Në vitin 2003, Duli publikon albumin "Vetem Ti".

Në vitin 2003, Duli publikon albumin "Trimat E Lirisë".

Në vitin 2004, Duli publikon albumin "Luj Sa Je Beqare".

Në vitin 2004, Duli publikon albumin "Beso, Mos Beso".

Në vitin 2005, Duli publikon albumin "Dashuria Ime".

Në vitin 2006, Duli publikon albumin "Gënjeshtare".

Në vitin 2007, Duli publikon albumin "Meso Si Dashurohet".

Në vitin 2008, Duli publikon albumin "Nje Lot Per Ty".

Më datë 23 Tetor 2009, Duli publikon videoklipin "Dy Here Dashurohem". Videoklipi u prodhua nga Shqipja Master.

Në vitin 2009, Duli publikon albumin "Malli Per Atdheun".

Në vitin 2010, Duli publikon albumin "Ah Dashuria".

Në vitin 2011, Duli publikon albumin "Fjalet E Zemres".

Në vitin 2012, Duli publikon albumin "Vendi Jone I Vjeter".

Më datë 23 Qershor 2013, Duli publikon videoklipin "Fiksim".

Në vitin 2013, Duli publikon albumin "Je Perfekte".

Në vitin 2013, Duli, Elvana & Xheni publikojnë albumin "Per Disponimin Tuaj".

Në vitin 2013, Duli & Seferi publikojnë albumin "Oj Cem Conte Dreqi Te Bi Udhes".

Më datë 28 Nëntor 2014, Duli publikon videoklipin "A Ndihesh Fajtore".

Në vitin 2014, Duli, Xheni & Lumja publikojnë albumin "Vetem Per Ju".

Në vitin 2014, Duli, Xheni, Elona, Tina & Ana publikojnë albumin "Se Bashku Me Ju".

Në vitin 2014, Duli publikon albumin "Më Mungon".

Më datë 21 Qershor 2015, Arta Bajrami publikojnë videoklipin "Kno Me Mu", në bashkëpunim me Duli & Sofia. Muzika e këngës u punua nga Don Arbas, teksti u shkrua nga Avni Qahili. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 28 Maj 2016, Duli publikon videoklipin "1 Sen", në bashkëpunim me Kristi & Eli-G. Muzika e këngës u punua nga Maringlen Boja, teksti u shkrua nga 52oni.

Më datë 25 Janar 2017, Duli publikon videoklipin "Shkojna Bojna". Muzika e këngës u punua nga Nexhat Mujovi (Wirusi), teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu. Videoklipi u prodhua nga Jehona.

Më datë 1 Maj 2017, Duli publikon videoklipin "Hajde Xhanem".

Më datë 6 Korrik 2017, Duli publikon videoklipin "Dashnija E Vjeter".

Më datë 24 Nëntor 2017, Duli publikon videoklipin "Zemer". Muzika e këngës u punua nga Dj Tr3ndy.

Më datë 25 Dhjetor 2018, Bloody publikon videoklipin "Dashnija", në bashkëpunim me Dulin dhe është kujdesur vetë për tekstin e këngës.

Më datë 30 Mars 2019, Duli publikon videoklipin "Haram".

Më datë 12 Prill 2019, Duli publikon videoklipin "Ma Ke Synin".

Më datë 26 Prill 2019, Duli publikon videoklipin "Çiko, Çiko".

Më datë 2 Maj 2019, Savanna & Duli publikojnë videoklipin "Per Dashni". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu.

Më datë 17 Mars 2020, Duli publikon videoklipin "Çika E Babës". Muzika e këngës u punua nga Eroll Dogani, teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Eroll Dogani. Ky është punimi i fundit i Erollit. Nuk kam dasht me prekë as edhe pak, e lëre më ta riorkestroj. Thjesht mbetet siç e ka lënë i ndjeri, vëllau ynë Erolli. Nganjëherë defektet tona nuk janë pengesë që përmes tyre ta ruajmë një kujtim, përmes kujtimit të pikojnë lotët, e ata lot lutemi të bëhen lum në Xhennet për vëllaun tonë Eroll Dogani. Me dashuri e mall, DULI.

Në vitin 2020, Duli, Artani & Bimi publikojnë albumin "Duli X Artani X Bimi".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

20

Profili

Facebook

Instagrami

Zyrtar

Profili

Twitter

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet