TEKSTESHQIP

Egzon Ahmetaj
Bilal
Lyrics

Kur ta shtypën trupin me një gur të madh
Allahu është një, the ti ja Bilal!
Sa do që të ulën, e të ofenduan
Një ditë përmbi Qabe, zërin ta ndëgjuan

refreni.
Ne jemi nga ti o Bilal i dashur
kemi ngjyrë të njejtë, sa ndjehem i pasur
Na do Pejgamberi, na dha mirësinë
nga ti morëm zerin edhe dashurine

Na ka porositur i dashuri Muhamed
me çdo shpirt n'kët botë, të jemi të drejtë
I bardhi nga i ziu, aspak nuk dallon
kush eshte i devotshem, Allahu e larteson

refreni.
Ne jemi nga ti o Bilal i dashur
kemi ngjyrë të njejtë, sa ndjehem i pasur
Na do Pejgamberi, na dha mirësinë
nga ti morëm zerin edhe dashurine