>
BIOSHQIP

A Do Ta Fitojë Elhaida Festivalin E Rtsh-Së

22-12-2014
Është përfolur më shumë se çdo herë këtë vit për Festivalin e fundvitit në Rtsh i cili do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor. Një nga pjesmarrëset e këtij viti është edhe fituesja e "The Voice of Italy", Elhaida Dani e cila pretendon fitoren për të shkuar në "Eurovision 2015". Elhaida ka marrë pjesë edhe më parë në këtë festival, ndërsa me fitoret dhe çmimet e para ajo është mësuar tashmë, pasi në vitin 2012 ajo fitoi çmimin e parë edhe në festvalin "Top Fest". Është aluduar vazhdimisht në media se fituesja e këtij viti mund të jetë pikërisht Elhaida, dhe nëse është kështu Shqipëria do të shkojë pa frikë në Eurovision.
(B.A/Teksteshqip.Com)

A Do Ta Fitojë Elhaida Festivalin E Rtsh-Së