>
BIOSHQIP

Elhaida Dani Përgënjeshtron Fejesën

04-01-2015
Këngëtarja Elhaida Dani është përfolur në media për fejesën e saj por ajo ka mohuar këtë gjë. Elhaida ka thënë se nuk ka ndodhur një gjë e tillë por edhe në rast se do të ketë diçka konkrete, ajo nuk do të hezitoi ta ndajë me fansat atë, ndërsa tani për tani ajo është shprehur se statusi i saj është i pa ndryshuar.

Ja se çfarë ka shkruar Elhaida në postimin e saj në Facebook:

Fejesa dhe martesa jane hapa te rendesishem ne jeten e gjithsecilit, por nuk arrij te kuptoj perse media ka vendosur qe ajo qe ka bere nje hap te tille kohet e fundit jam une.
Kur te vendos te bej kete hap te rendesishem do jem une e parà qe e ndaj me ju, por per momentin me vjen mire t’ju sqaroj qe statusi im vazhdon te jete i pandryshuar.

Ju lutem mjaft me kete lajm jo te vertete, nuk kam deshiruar asnjehere te jem pjese e Medias Roze dhe vazhdoj te kem te njejten deshire.
Faleminderit shume !
Elhaida Dani

Mediat kanë shpërndarë një foto të Danit me italianin 34-vjeçar, Francesco Maria Longo. Pak ditë më parë, Elhaida u shpall fituese e festivalit të 53-të të RTSH-së dhe po përgatitet për përfaqësimin e saj në Eurovizion, në Vjenë të Austrisë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Elhaida Dani Përgënjeshtron Fejesën