>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo është një këngëtare mjaft e talentuar dhe një fituese e lindur. Ka vetëm medalje ari për të në gati çdo kompeticion ku merr pjesë. Ka studiuar piano që në moshën 6-vjecare në shkollën ‘Prenkë Jakova’ në Shkodër. Ka marrë pjesë në talent–show “Star Academy”, ku është shpallur fituese në vitin 2009. Më pas ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare si në Rumani, Bullgari etj. dhe në të gjitha është shpallur fituese e çmimit te madh.

Në vitin 2008, Elhaida Dani merr pjesë në Ethet E Së Premtes 4.

Në Nëntor 2008, Elhaida Dani merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Fjala E Fundit".

Në vitin 2009, Elhaida Dani shpallet fituese në Star Academy Albania 4.

Më datë 16 Nëntor 2010, Elhaida Dani publikon videoklipin "Si Asnjehere".

Vitit 2011 ishte shumë i suksesshëm për të. Në gusht të këtij viti, ajo ishte një nga konkurrentët e Suncane Skale, ku fitoi çmimin për artisten më te mirë të re. Ne 23-24 shtator ajo ishte pjesë e Festivalit Zlaten Kesten në Petriç, Bullgari ku u zgjodh "Best Singer".

Në Dhjetor 2011, Elhaida Dani merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën "Mijera Vjet" dhe u nderua me çmimin "Melodia më e mirë".

Në Maj 2012, Elhaida Dani merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "S'je Me", ku u shpall fituese e çmimit të madh.

”THE VOICE OF ITALY”
Ne vitin 2013, Elhaida Dani merr pjesë në ”The Voice Of Italy” dhe këngëtarja me zërin potent bëri një audicion të jashtëzakonshëm duke çuar në këmbë publikun dhe 4 tranjerët: Riccardo Cocciante, Raffaella Carrà, Piero Pelù dhe Noemi. Ajo kishte zgjedhur këngën "Mama Knows Best" të këngëtares Jessie J, të shkruar nga Jessica Cornish dhe Ashton Thomas. Kënga kërkonte një zë të forte dhe me ekstension vokal dhe performanca e Elhaidës mori komplimenta nga të gjithë tranjeret. Piero Pelù e pyeti nëse emri i saj ishte "uragan", por këngëtarja u përgjigj: "Quhem Elhaida dhe vij nga Shqipëria". Në mes të "betejës" së tranjerëve se kush ta merrte në skuader Elhaidën, u fol për herë të parë për një kandidaturë për fitoren e këtij programi të zhvilluar për herë të parë në Itali dhe të transmetuar në RaiDue. Elhaida vendosi të shkojë në skuadrën e këngëtarit Riccardo Cocciante. Në daljen e dytë, vajza nga Shkodra çuditi organizatorët e programit, të cilët e quajtën si sfidë ndërkombëtare mes saj dhe këngëtares italo-amerikane, Franceska Belenis. Beteja e tyre u konsiderua si një “luftë” mes dy tigrash, që nxori fitimtare shqiptaren Dani. Ajo ka kaluar me sukses një tjetër fazë. Elhaida 20-vjeçare u pëlqye shumë në daljen e tretë me performancën e këngës “All by myself”, duke vazhduar garën më tej. Raffaella Carà tha se do donte që të fitonte një nga këngëtarët e saj, por duhet të jemi realist, duke lënë të kuptoheshe se fitorja e këtij programi i takon Elhaidës. Pas perfomancës, publiku italian vendosi çuditërisht për 16-vjeçarin Matia, ndërsa Cocciante zgjodhi Elhaidën për të kaluar në fazën pasardhëse. Në paraqitjen e katërt në “The Voice Of Italy” ishte e paevitueshme të këndohej një këngë në italisht, prandaj Elhaida dhe Riccardo Cocciante zgjodhën “Nessun Dolore” nga Lucio Battisti, por të kënduar me sukses edhe nga Giorgia në albumin e saj të parë në vitin 1994. Elhaida ishte perfekte si gjithmonë dhe në pjesën e dytë të këngës arriti të shpalosë gjithë vlerat e saj interpretuese dhe vokale. Votimi i publikut pritej me emocion edhe nga Cocciante dhe kur dëgjoi emrin e Elhaidës, na bëri të kuptojmë se është Elhaida “arma” që Cocciante ka për në natën finale dhe për të fituar këtë kompeticion. Një triumf i vërtetë mund të konsiderohet performanca dhe pritja që i bëri publiku këngës "Adagio", që Elhaida këndoi në javën para gjysëmfinales. U emocionua shumë tranieri i saj Riccardo Cocciante dhe vetë Elhaida shpërtheu në lotë pas interpretimit. Ajo ishte e përzgjedhura e publikut, duke siguruar kështu vendin në gjysëmfinale. Në gjysëmfinale, Elhaida prezantoi këngën e saj të parë në Itali të titulluar "When Love Calls Your Name", kënge kjo e kompozuar nga Riccardo Cocciante. Ne konkurrim, Elhaida u gjend përballë 16 vjeçarit Mattia Lever dhe u paraqit me këngën e R. Kelly-t "I Believe I Can Fly". Ajo dha si gjihmonë maksimumin dhe Riccardo Cocciante zgjodhi si të preferuarën e tij këngëtaren shqiptare, duke u bërë kështu deçiziv për kalimin e Elhaidës në finalen e “The Voice Of Italy”. Nata finale dhuroi shumë emocione sepse ishte një maratonë e vogel ku 4 fituesit e skuadrave, do përballeshin në skenë dhe gjithçka do ishte në duart e publikut. Elhaida e nis natën finale me perlën e Whitney Houston "I Will Always Love You". Interpretimi isaj ishte i papërshkrueshëm dhe emocionoi të gjithë publikun. Në roundin e dytë të finales, secili trainer kishte zgjedhur një këngë të tij për të duetuar me finalistin përkatës. Cocciante dhe Elhaida kënduan mjeshtërisht këngën shumë të njohur, “Margherita”. Roundi i tretë solli në skenë këngët "single" të secilit finalist dhe Elhaida këndoi për herë të parë live këngën e saj “When Love Calls Your Name”. Një moment shumë i bukur gjatë finales ishte ardhja në skenë e grupit "Modà", që duetuan me të katërt finalistet. Elhaida dhe Modà kënduan një pjesë nga kënga "Arriverà". Më pas, konkurrentët sollën në skenë këngët e kënduara gjatë audicionit të parë. Pra Elhaida risolli këngën energjike të Jessie J, "Mama Knows Best". Shqiptarja mbyll konkurrimin me një interpretim akoma më perfekt të këngës "Adagio" dhe priste me shumë emocion verdiktin e publikut. Asnjë surprizë... Elhaida Dani shpallet “The Voice Of Italy” me mbi 71% të votave dhe fiton një kontratë me Universal. E përgëzojmë shumë për këtë fitore dhe i urojmë suksese në karrierën e saj që sot duket kaq e ndritur.

Më datë 2 Korrik 2013, Elhaida Dani publikon videoklipin "Baciami E Basta" që në gjuhën shqipe do të thotë “Puthmë dhe mjaft”. Kjo është kënga e parë e Elhada Danit pas suksesit që ajo arriti në ‘The Voice Of Italy’. Kënga është kënduar fort dhe ëmbël nga zëri i vlerësuar gjatë kësaj kohe shumë në Itali nga njerëzit e mëdhenj të muzikës. Kjo këngë ka ardhur me një video që duket shumë e thjeshtë, por që në fakt e harron pasi dëgjon dhe mahnitesh nga zëri i artistes shkodrane.

Më 2 Korrik 2013, Elhaida Dani publikon albumin "Elhaida Dani (Ep)". Ashtu si edhe premtoi, Elhaida Dani publikoi albumin e saj të parë. Titullohet “Elhaida Dani”, një prodhim i “Universal Music Italia”.

Më datë 1 Gusht 2013, Elhaida Dani publikon videoklipin "When Love Calls Your Name".

Në Dhjetor 2014, Elhaida Dani merr pjesë në Festivali i 53-të Në RTSH me këngën "Diell", ku fitoi çmimin e parë dhe të drejtën për të përfaqesuar Shqipërinë në Eurovision 2015.

Më datë 15 Mars 2015, Elhaida Dani publikon videoklipin "I'm Alive". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Sokol Marsi, Linda Halimi, ndërsa për orkestrimin u kujdesën Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Elhaida mori pjesë ne Eurovision 2015 ku arrit te kualifikohej për në natën finale.

Më datë 2 Maj 2015, Elhaida Dani publikon videoklipin "Në Jetë!", versioni shqip i këngës "I'm Alive". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Sokol Marsi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss.

Më datë 23 Qershor 2015, Tamar Kaprelian & Elhaida Dani publikojnë videoklipin "The Otherside", në bashkëpunim me Elina Born, Maria-Elena Kyriakou & Stephanie Topalian.

Më datë 2 Tetor 2017, Elhaida Dani publikon videoklipin "Më Mbaj", në bashkëpunim me Dj Olti. Teksti u shkrua nga vetë Elhaida Dani.

Në Tetor 2017, Elhaida Dani merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "E Ngrire".

Më datë 11 Dhjetor 2017, Elhaida Dani publikon videoklipin "Amazing". Muzika e këngës u punua nga vetë Elhaida Dani, teksti u shkrua nga vetë Elhaida Dani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga Foxesfilm.

Më datë 26 Tetor 2018, Elhaida Dani & Nathaniel publikojnë videoklipin "Let It Go (Lascerò)".

Më datë 20 Shtator 2021, Elhaida Dani publikon videoklipin "Zanin". Produksioni audio u realizua nga Elgit Doda, Kledi Bahiti & Alban Kondi.

Më datë 20 Shtator 2021, Elhaida Dani publikon videoklipin "Jam Betu". Produksioni audio u realizua nga Kledi Bahiti, Alban Kondi & Elgit Doda.

Më datë 20 Shtator 2021, Elhaida Dani publikon videoklipin "Hajmali". Produksioni audio u realizua nga Kledi Bahiti, Alban Kondi & Elgit Doda.

Më datë 21 Shtator 2021, Elhaida Dani publikon videoklipin "Kënga Jonë". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, ndërsa teksti u shkrua nga Alban Kondi, Kledi Bahiti & Elgit Doda. Produksioni audio u realizua nga Elgit Doda, Kledi Bahiti & Alban Kondi.

Më datë 21 Shtator 2021, Elhaida Dani publikon videoklipin "Amore". Teksti i këngës u shkrua nga Alban Kondi, Elgit Doda, Kledi Bahiti & Endrit Mumajesi. Produksioni audio u realizua nga Kledi Bahiti, Alban Kondi & Elgit Doda.

Në vitin 2021, Elhaida Dani publikon albumin "Zanin Ep".

Më datë 29 Dhjetor 2022, Elhaida Dani publikon videoklipin "Vetja". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kledi Bahiti.

Më datë 18 Shkurt 2024, Elhaida Dani publikon videoklipin "Zemrës". Për muzikën e këngës kanë punuar bashkarisht Endrit Mumajesi & Sardi Mneri, ndërsa tekstin e shkroi Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Smartmotion Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Sardi Mneri.
DËRGOI: