>
BIOSHQIP

Elida Kryeziu, “Dua” Rikthim Në Skenën Muzikore

20-12-2013
“Dua” titullohet kënga e cila do të shënoj rikthimin në skenën muzikore të këngëtares Elida Kryeziu. Mbase këtë këngë ajo na bënë të ditur se e ka realizuar enkas për xhirime të programeve festive të Vitit të Ri për Radio Televizionin Publik të Kosovës. Këngëtarja pas tre vite mungese në skenë, tani ka vendosur që të jetë më e angazhuar, duke realizuar edhe disa projekte tjera, të cilat do ti shpalos më pas.

“U riktheva pas tri viteve me këngën ‘Dua’ të realizuar nga Artan Hasani dhe Meriton Ademi. Me këtë këngë do të paraqitem në programet festive të Vitit të Ri në RTK. Kënga është pop baladë dhe i dedikohet dashurisë, pra flet për një çift që janë të ndarë dhe presin që çdo moment të takohen përsëri. Besoj se do t’iu pëlqejë të gjithëve”, ka thënë Elida për “Zëri”.

Këngëtarja aktualisht është në diskutim me disa produksione vendore për ta realizuar videoklipin.
(Zëri)

Elida Kryeziu, “Dua” Rikthim Në Skenën Muzikore