Më mbaj mend (për 1 muaj)


Elina Duni, Vlerësime Nga Prestigjiozja “Le Figaro”


Nuk ka akoma asnjë votë

[30-01-2013]
Shkrimi origjinal nga e përditshmja "Le Figaro"
E përditshmja prestigjioze franceze “Le Figaro” i ka kushtuar një artikull vlerësues këngëtares shqiptare Elina Duni, e cila prej njëzet vitesh jeton në Zvicër.

“Një zë që i këndon Shqipërisë” është titulli që kjo e përditshme ka vendsur në artikullin kushtuar saj.

Në këtë shkrim është shkruar për albumin e saj “Matanë Malit” si dhe për koncertin e zhvilluar gjatë muajit dhjetor në “Teatrin e Operas dhe Baletit”.

Sipas “Le Figaro” Duni sjell në mënyrë të veçantë këngë nga folklori shqiptar të shoqëruara me ngjyrime xhazi.

Kjo e përditshme nuk ka lënë pa theksuar që koncerti i Dunit është pritur mjaft mirë nga publiku.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri këngëtares i është akorduar nga Kryeministri Berisha titulli, “Ambasadore e kulturës shqiptare jashtë vendit”, fakt që është përmendur edhe në shkrim.

“Ndihem e nderuar dhe e prekur nga ky vlerësim që më është bërë”,-është shprehur Duni.

Gjithashtu Elina ka treguar se përpiqet t’i risjellë këngët e folklorit në mënyrë sa më origjinale, për shkak të çensurimit që i bëhej artit të kohën e diktaturës, duke dashur që të rinjtë shqiptar të njohin këngët autentike të vendit të tyre.
 (shqiptarja)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet