>
BIOSHQIP

Elton Deda: Mjerë Ti O Popull

22-06-2013
Kantautori Elton Deda në prag të heshtjes zgjedhore, pikërisht në orën që PS e PD po kryenin fushatat përmbyllëse, nuk e ka mbajtur zemërimin duke thënë se populli shqiptar po vuan dajakun dhe thithjen e gjakut që i ka bërë klasa politike.
“Faleminderit, faleminderit, faleminderit...o popull..! Si të mos mjaftonte dajaku që u kanë dhënë për 23 vjet duke thithur gjakun, e falënderojnë popullin, i pështyjnë mu në surrat me buzëqeshje.

“Mjerë ti o popull, sa shumë gjëra janë bërë dhe do bëhen në emrin tënd. Mjerë ti”, ka shkruar Deda në rrjetet sociale.

Partitë politike në Shqipëri të premten mbrëma i dhanë fund fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të së dielës. Dita e shtunë është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën shqiptarët do të japin votën e tyre në qendrat e votimit që do të hapen nga ora 07:00 e mëngjesit.
(Telegrafi)

Elton Deda: Mjerë Ti O Popull