Elvis Pupa, aktori i njohur i humorit, rikthehet sërish ndryshe. Ai ka vendosur të vijë pranë publikut shqiptar me një tjetër projekt interesant. Do tëjetë një show që do të mbajë emrin "Shteti më i lumtur në Shqipëri".
"Ky show është përmbledhja e gjithë aftësive të mia aktruese dhe krijuese si dhe prezantimi më i veçantë i tyre për ju.
Për herë të parë në historinë e aktrimit shqiptar do të vijë një show i stilit 'Stand up comedy' me të tilla përmasa", – ka thënë Elvisi. Shfaqja do të jetë në datat 27-28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve dhe subjekti i saj do të jetë mbi atë që ndodh në Shqipëri çdo orë të ditës dhe çdo ditë të vitit të përmbledhura me humor, ironi, sarkazëm dhe batuta të jashtëzakonshme.