>
BIOSHQIP
Biografia
Endrit Elshani është një këngëtar i ri dhe kënga e tij e parë "Na dy" ishte shumë e suksesshme. Tani të gjithë e njohin dhe e pëlqejnë dhe e konsiderojnë si Justin Bieber shqiptar, një idhull për të gjithë adoleshentët. Edhe Endri ka një stil të veçantë dhe arriti të sigurojë shumë fansa falë talentit të tij.

Endri është nën menaxhimin e Mehmet Elshanit, menaxheri po ashtu i të gjithë artistëve të OnRecords. I pyetur nga teksteshqip.com për këtë, ai ka thënë se: "Mehmet Elshani është menaxheri dhe xhaxhai im. Kemi raporte shumë të mira, por edhe njëkohësisht është shumë i rreptë në punë dhe kërkon shumë disiplinë."

Më datë 25 Dhjetor 2014, Endri publikon videoklipin "Na Dy". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Soulkid (Uki Latifi), Timi Novoberda (Tim). Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Që nga dita kur klipi u publikua në Youtube, kënga dëgjohej kudo. Në lidhje me këtë këngë, Endri është shprehur për teksteshqip.com: "Kënga ime e parë e punuar nga Zzap & Chriss është pritur shumë mirë dhe jam shume i kënaqur për suksesin në Youtube dhe si është mirëpritur në publik. Kënga ka prekur një temë të jetës së përditshme të rinjve ku kjo moshë preket shumë me këto ndjenja".

Më datë 1 Maj 2015, Endri publikon videoklipin "Ikim". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Mozzik. Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative.

Më datë 17 Korrik 2015, Endri publikon videoklipin "Kukllat", në bashkëpunim me Getinjo. Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Getinjo. Videoklipi u prodhua nga XL Films.

Më datë 13 Nëntor 2015, Endri publikon videoklipin "Dy Zemra". Muzika e këngës u punua nga Filloreta Raçi (Fifi), teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi), Getinjo, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss, Darko Dimitrov. Videoklipi u prodhua nga XL Films.

Më datë 25 Mars 2016, Endri publikon videoklipin "Thirrem".

Më datë 15 Qershor 2016, Endri publikon videoklipin "Baby Falma".

Më datë 29 Tetor 2016, Endri publikon videoklipin "S'du Me Ni", në bashkëpunim me Fero.

Më datë 18 Shkurt 2017, Endri publikon videoklipin "Nora".

Më datë 21 Qershor 2017, Endri publikon videoklipin "Si Dje".

Në vitin 2017, Endri publikon albumin "Best Of".

Më datë 13 Dhjetor 2017, Endri publikon videoklipin "Janari", në bashkëpunim me Rina. Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss.

Më datë 17 Mars 2018, Endri publikon videoklipin "Qa Ndodhi".

Më datë 23 Maj 2018, Endri publikon videoklipin "Mashallah".