Më mbaj mend (për 1 muaj)


Eneda Tarifa Dhe Albana Osmani Prishën Miqësinë Për Një Revistë


Nuk ka akoma asnjë votë

[05-10-2015]
Miqësitë e vjetra po thyhen një e nga një në “Top Channel”.
Pas Arbana Osmanit dhe Ledion Liços që ftohën marrëdhënien e ngushtë disa muaj më parë, edhe një tjetër miqësi është prishur.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe moderatorën e spektaklit të “Portokalli”, Eneda Tarifa, si dhe moderatoren tjetër të “Fiks Fare”,
Albana Osmani, transmeton panorama.

Pas serialit bombardues në ‘Instagram’ dhe ‘Facebok’ me fotografi dhe dedikime, ku shprehnin dashurinë dhe mbështetjen për njëra tjetrën, mësohet se vajzat nuk e ndjekin më njëra tjetrën, as virtualisht dhe as në realitet.

E arsyeja thuhet të ketë qenë një kopertinë reviste.

Ato kanë qënë në katin e dytë të një bar-restoranti pranë qendrës së Tiranës, teksa janë grindur në tavolinë se cila duhet të dilte e para gjatë verës në kopertinën e një reviste.

Nga biseda me zë të lartë, që ata kanë zhvilluar, dëshmitarët kanë treguar se Eneda ka pretenduar se, drejtuesit e revistës ja kishin dhënë asaj fjalën për ta nxjerrë në kopertinën e revistës, por Albana ka ndërhyrë duke i marrë ekskluzivitetin të pozojë vetë e para.

Pamvarësisht justifikimeve të Albanës duket se Eneda nuk është bindur, pasi që nga ajo ditë vajzat janë ndarë për të mos qenë më shoqe.







 (-)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet