A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Eneda Tarifa Bëhet Nënë, Vjen Në Jetë Aria


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  5
[20-05-2013]
Këngëtarja e dashur e publikut, njëherazi edhe prezantuesja e Portokallisë Eneda Tarifa është bërë nënë mëngjesin e kësaj të hëne.
Ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në orën 10.10 të paradites.
Artisja dhe partneri i saj, edhe ai artist, kompozitori i njohur Erion Zaloshnja e kanë përjetuar me mjaft emocion këtë gëzim në jetën e tyre.
Çifti ka vendosur ta pagëzojë vajzën e tyre të parë me emrin Aria, një emër që ka domethënie të veçantë për ta, e që sigurisht lidhet me muzikën.



Ndërkohë Eneda ka qenë në një formë të shkëlqyer gjatë gjithë muajve të shtatzënisë dhe sigurisht do të jetë një nënë po aq energjike sa e kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe.

Aria duket si një ëngjëll i vogël, e cila tani do t’ua bëj më të begatë jetën dy prindërve të saj. Edhe ne i urojmë jetë të gjatë Arias së vogël, e cila qysh kur është ngjizur ka dëgjuar zërin e ëmbël të mamit të saj duke i kënduar këngë. Besojmë se edhe ajo do të ketë talentin për tu bërë artiste, ashtu si dy prindërit e saj.
 (shqiptarja)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018