>
BIOSHQIP
Biografia
Eni Zala është një nga këngëtaret më të reja të muzikës shqiptare. Ajo sapo ka realizuar këngën e saj të parë me titull “E din”, së cilës ia ka bërë edhe videon. Ja se çfare tregon Eni per fillimet e karrieres se saj dhe planet per te ardhmen:

"Kënga ime “E din”, është shoqëruar me një viedoklip veror që është xhiruar në jug të Shqipërisë (Karaburun, Vlore) dhe Tiranë. Kënga është realizuar nga bashkëpunimi me dy emra shumë të njohur të muzikës shqiptare, Adrian Hila (kompozitor i këngës), dhe Rozana Radi (tekst shkruesja), të cilët i falënderoj për këtë projekt të realizuar më së miri. Depërtimi në tregun muzikor shqiptar është mjaft i vështirë, megjithëse mendoj se thjeshtësia dhe talenti për të kënduar, për të cilin unë kam investuar gjatë këtyre viteve duke marr leksione për kanto, janë arsye e fortë për tu futur në tregun muzikor shqiptar. Do më pëlqente të bashkëpunoja me këngëtarë të tjerë dhe pjesë e projekteve të mija për këtë vit është edhe një bashkëpunim. Festivalet shqiptare janë një mundësi e mirë për tu promovuar si këngëtare dhe do të më pëlqente të isha pjesë e tyre. Aktualisht po merrem me një projekt të ri muzikor për të ardhur ndryshe nga kënga ime e parë. Projekti me të cilin po merrem dhe projekte të tjera të 2014."

Në Nëntor 2014, Egzona merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Hala I Jemi", në bashkëpunim me Eni Zala.
KATEGORI: