>
LETERSISHQIP

Rrugëzemra

Shpirtthirrjen e ndjek parreshtur si ëndërr,
Rrugëtoj përgjumshëm, symbyllur, pa frikë,
Pa e ndjerë e prek erën e të ftohtit të vërbër,
Pa mbrojtje dalim e lozim në të fortën dritë .

Drita vërbuese e mëngjeseve që agojnë,
Udhëndjekje e artë e shpirtit të dashuruar,
Fluska të qeta ajri nga thellësia pluskojnë,
Pa turbulluar kaltërsinë e qiellit të pasqyruar.

Shpirtrat lënë linjat e kristalta mbi pasqyrë,
Perla të ndritshme rrjedhin ujin e ngrohtë,
Me mijra fjalëzili hidhen përmbi fytyrë,
Buste të pathyer bëhemi, nga syri rrjedhin lot.

Por loti, shpirtin e dashuruar nuk e mposht dot!...