>
LETERSISHQIP

Dhimbje Çfar Kërkon Nga Unë

Dhimbje!..C'kerkon nga une?...
Të pyes e qetë dhe pa ndonje mrrolim,
Thua nuk e kam parë altarin e lumturisë,
Dhe lulëzimin jetëplotë që kam në vazhdim!?...

Të lëshoj një britmë shprese nga një e vdekur,
Apo të përpiqem ti rindërtoj skiletet e mbetur?
Ti ngris si piramidë, të mos kenë pamje të lemeritshme
Buzëgazin fytyrës t'i'a vizatoj, te mos jem e mërzitëshme?

Pse s'thua dhimbje, që shpirti ka qeshur dikur,
Më ndihmo mëndja ime, ta ndëgjoj atë ciatur,
Për të pas përshtypjem kam diçka të gjallë,
Të kthej boshtin e jetës në një rrugë të mbarë!

Dhimbjes nuk i dorëzohem edhe pse e mbaj në gjinj,
Nata ikën dhe diellin s'mund ta pengojë askush të rilindë.
Të lutem dritë e jetës, largoje dhimbjen dhe më bind,
Shpirtit tim përkundja fuqinë, të mposht terrin e zinë.

Të ringjallet përsëri bashkë me qetësinë,
Ndritësoje ecjen time në ditet që vijnë!
Të ndiejë trupi i ngrirë sado pak ngrohtësinë,
Të atërojë me rrezet, dhe ta ruaj lumturinë.