>
LETERSISHQIP

Degjoje Thirrjen E Valixhes

Nuse!Në kurbet!..Si të jem në lëvizje të vagullt
pranë statujave, që ti ngulin sytë, e të shikojnë akullt,
midis një tufë njerëzish me sy të errët e të kërcyer,
të panjohurit në gjoks filluan për të gërryer.

Në këtë agim u zgjua dëshira bashkë me shpresen,
dua të hapëroj me dritën e të freskohem me vesën,
por më kaplojnë goditjet, të vdekshmet segmente,
me përkëdhelje apo forcë kapercej krizën në vetvehe.

Mengjesin tjetër dridhem e zderhallem,
dëgjoj thirrjen e valixhes, dhe daullen në natë
teksa ai buzeqeshte me fjalën :
"Gruaja ka mëndje të shkurtër dhe flokë të gjatë!"

Me thonj gervisht gjymtyrë dhe bukurinë
bukurinë e shurdhër, të shëmtuar, të verbër, dua të iki!
Të iki nga budallallepsjet e mendjes së shkretë,
Të shndrrohem në cipëplasur, kam frikë !..

Si të iki nga fjalët e merzitshme dhe të pa gdhëndura ?!...
Të vesh rrobat e leshit?...që fjalët të mos më ngjiten në lekurë!
Të hesht, dhe të ruaj gjakftohtesin?! Të ruaj të nënës mësimet!...
Të pastroj fytyrën me ujë të pastër, të largoj baltinën e fjalës ?..
Apo të saldoj dyer dhe dritare, per te ikur nga atakimet?!...

Godas fluturimthi këngë popullore vajtuese,
të përzier bashkë me balandën e ngrohte mikluese.
Marr formën e përkryer për të fituar dëshira,
pavarësisht sa e ngathët dhe e pazonja jam.

Asgjë të keqe apo mashtruese në frymën time
zbuloj pafajësi, sinqeritet, miresi dhe durime!...