>
LETERSISHQIP

Tingulli Mallëngjyes

Violina notat lartë kishte kapur,
qëndronte vajtueshëm e hapur,
sikur diqka të priste,
...sikur diqka më mbyste,
ajo pritje si vegim,
shkaktoj vuajtje dhe mallëngjim.

Koha kur isha e lumturë!...
ngulim e shumë lot avulluës,
zgjuarsia atje kishte mbetur,
e unë kështu e treturë...

Cdo gjë më doli para sysh,
si nje film i bukur, ...
petullat borë të bardhë e të përdredhura
të lulëvjeshtës
që unë i kisha prekur me buzë,
atë gurgullimë uji te Bistricës,
që tingëllon melodi të bukurë muzë.

Shirat e stuhishme të pranverës,
e unë duar-duarsh kapur në vallëzim,
lagëje për herë të parë buzësh
tretur në përqafim,
ajo borë shkëlqyese e bardhë
që nusëronte qytetin tim...

Ajo rrugë e gjatë,
aq shumë nga unë e shkelurë
që vaja cdo dite,
dijeni për të vjelurë.

Lokale të ngjeshura njëra pas tjetrës
ku gëzohesha me shoqëri,
ajo sofër e madhe mikëpritëse
që kisha në shtëpi.

Ato Bjeshkë madhështore të Rugovës
që puthnin qiellin,
atë Gurin e Kuq, Liqenatin,
që madhëronin
lindjen dhe përendimin e diellit.

Atë puhizë mëngjesi,
që më ledhantonte në ballkon
atë ngrohje-dashuri familjare
që asgjë se zëvendëson...

Po shijoja, freskinë e një metamorfoze,
në atë vërbëri që më kishte mbërthyer,
ku hy e dalë, për të shkëlqyer disa caste,
në garderobën e kujtesës që më kishin shpërthyer.

Unë do të vdes një ditë, skam si për të ikur,
do të mbajë peng këto robinja hyjnore.
Ah!... Te vdesësh bashkë me to...
është më pak e hidhur...