Më mbaj mend (për 1 muaj)

Erga Halilaj
  • Vendlindja:
  • Vlorë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri 
  • Mosha:
  • 33 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 27 Janar 1987
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♒ Ujori
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  180
Këndon kryesisht: pop

Erga Halilaj është këngëtare e njohur. Ajo është pianiste dhe ka marrë pjesë në disa edicione të Festivalit të Këngës në RTSH, por edhe në Kënga Magjike dhe Top Fest.

Prezantohet në edicionin e parë të Top Fest me këngën "Sens Jo Adoleshencës" në vitin 2004.

Në Prill 2006, rikthehet në Top Fest 3 me këngën "Pa Ty"

Një vit më vonë paraqitet në Kënga Magjike 2007 me këngën "Pa kthim", ku u shpërblye me çmimin për këngën më të mirë alternative.

Në vitin 2008, Erga Halilaj publikoi një album studio, të titulluar "Stacioni në Fundit" me Euro Star.

Po në vitin 2008, Erga bën debutimin e saj në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën "Dikush Mungon".

Me këtë festival afeksionohet në mënyrë të veçantë dhe në Dhjetor 2009, Erga Halilaj rikthehet në Festivalin e 48-të në RTSH me këngën "Party".

Në maj të vitit 2014, ajo ishte koriste për Hersiana Matmujën në Eurovizion 2014 në Kopenhagen dhe Elhaida Danin në Eurovision Song Contest 2015 në Vjenë.

Në dhjetor të vitit 2014, Erga merr pjesë sërish në Festivalin e RTSH-së me këngën "Ti S'më njeh". Kënga u shkrua nga Ronela Hajati dhe Kristi Popa dhe u kualifikua për natën finale.

Në dhjetor 2015, ajo merr pjesë për të dytin vit radhazi në Festivalin e RTSH-së, këtë herë me këngën "Monolog".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera



Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet