Ergi Dini
(1994-2016)
  • Vendlindja:
  • Shkoder 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  148
Këndon kryesisht: pop pop-rock

Ergi Dini është këngëtar i njohur. Ergi Dini lindi në Shkodër dhe filloi të këndoje si solist në festivalet për fëmijë. Ai ishte vëllai i këngëtares së njohur Barbana. Ergi frekuentoi liceun artistik Jordan Misja në Tiranë dhe ishte një instrumentist shumë i mirë.

Viti 2013 shënoi një kthesë në karrierën e Ergit. Ai vendosi të paraqitet në audicionet e X Factor Albania ku Ergi u shqua për një timber zëri mjaft të veçantë, një potencë mahnitëse vokale dhe interpretim mjeshtëror të këngëve. Puna e tij u çmua mjaft nga juria e X Factor dhe gjithmonë u konsiderua si fituesi më i mundshëm i këtij kompeticioni.

Me 23 Shkurt 2014, Ergi Dini u shpall fituesi i X Factor Albania. Në 3-shen e më të mirëve u rradhit e 3-ta Sarah, konkurentja nga Italia, për të mbetur më pas mes konkurrencës së fortë mes dy djemve si Ergi Dini & Senad Rrahmani. Me shumicë votash nga publiku Ergi arriti të bëhej fituesi i X Factor Albania 3, duke bërë kështu fituese për herë të dytë mentoren e tij Tunën.

Më datë 9 Prill 2015, Ergi Dini publikon videoklipin "Morphine". Ky ishte singëlli i parë dhe videoklipi i parë i artistit nga Shkodra dhe me një zë unik. Kënga u këndua në dialektin gegë dhe u kurua me shumë kujdes.

Në Shtator 2015, Ergi Dini merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Pa Fryme", me muzikë dhe tekst nga vetë Ergi dhe me orkestrim nga Darko Dimitrov.

Më datë 15 Prill 2016, Ergi Dini publikon videoklipin "Asnji Gram". Muzika dhe teksti u shkruan nga vetë Ergi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alandy. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Këngëtari Ergi Dini humbi jetën tragjikisht më 21 Nëntor 2016 gjatë një aksidenti rrugor me motor në Tiranë. Këngëtarit ishte gati për një projekt të radhës, që tashmë është ndërprerë në mes bashkë me jetën dhe ëndrrat e tij. R.I.P. Ergi Dini.

Më datë 15 Tetor 2019, Ergi publikon videoklipin "Ku Je?", në bashkëpunim me Barbanën. Muzika e këngës u punua nga Ergi Dini, teksti u shkrua nga Ergi Dini & Pandi Laço, ndërsa për orkestrimin u kujdes Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production. Pas 3 vitesh, Barbana Dini e ka përmbushur amanetin e vëllait te saj, duke bërë të mundur që në ditën e lindjes së tij të njëzetë e pestë, të prezantojë këngën në bashkëpunim me vëllain e saj të ndjerë. Kënga u promovua në studion e emisionit “Rudina”, ku Barbana ishte e shoqëruar nga heroi i saj, siç ajo e konsideron të atin, z.Dashamir Dini.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Vëllai i

Barbanës

Fitues i

X Factor Albania

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Ergi Dini »