>
LETERSISHQIP

Zogjtë Shtegtarë, Pranverë

Grua je ti.
Në gjoksin tënd – një lule kaçubash.
Në ballin tënd – një mjegullinë lulesh
të porsaçelura.
Hipur në një kalë me erën,
drejt vendit tim të harruar fluturojnë
krahët e tu të pleksur me një tjetër.
Duke u fshehur pas një flirti,
një plagë puthjesh, një valle
me valëzat e elbit të bën shoqëri
nëpër kodrat plot kisha.
Përpara një shtëpie të braktisur,
pasi largohesh ti,
dheu që e vodhi djalli, dridhet prej kohësh,
ushtri me kuaj.