>
BIOSHQIP

Eriku Që Sjell Vetëm Veçanti

05-01-2015
Erik Lloshi, një nga zërat e rinj të muzikës shqiptare, vjen në këtë intervistë për të na folur për veprimtarinë dhe të rejat e tij.

Tesksteshqip: Erik, na thoni si keni arritur të depërtoni në tregun muzikor, duke e ditur se sot tregu nuk është më ai I dikurshmi?!

Erik Lloshi: Besoj se ja kam dalur në bazë të gjërave të veçanta që sjell unë si Erik dhe përgjithësisht kam kuptuar që njerëzit janë lodhur nga kopjimet e shëmtuara që bëjnë disa prej kolegëve. Thjesht dua diçka të vërtetë nga një artist, gjë që çon në sukses !

Teksteshqip: Kush kanë qenë ata që të kanë dhënë kurajo dhe ndihmë për të vazhduar rrugëtimin muzikor?

Erik Lloshi: Kanë qenë dhe janë të vetmit prindërit e mi, të cilët më japin çdo forcë të mundëshme që unë të vazhdoj përpara.



Teksteshqip: Si e keni përzgjedhur rrymën muzikore?

Erik Lloshi: Rrymën muzikore e kam përzgjedhur sëbashku me kompozitorët e këngëve të mia, që janë Kledi Bahiti dhe Flori Mumajesi, të cilët më kanë ndihmuar shumë që unë mos të sjell gjëra të gabuara në tregun muzikor.

Teksteshqip: Na flisni rreth pjesëmarrjes në “Kënga magjike 2014” !

Erik Lloshi: Në Këngën Magjike këtë vit performova me këngën “Diku të kam parë”, që është një tekst i thurrur nga Endrit Mumajesi dhe me kompozim të Kledi Bahitit, të cilët i falenderoj shumë. Kënga u dëgjua dhe u pëlqye mjaft bukur, ndërsa mora çmimin AMC.

Teksteshqip: Cilin artist keni adhuruar dhe a keni marrë shembull sukseset e tij?

Erik Lloshi: Nga artistët shqiptar, zërin e mrekullueshëm të Aleksandër Gjokës dhe nga të huajt Bon Jovi, që për mua është i pa arritshëm dhe normal që nga sukseset dhe performancat e tij kam marrë diçka si shembull, por jo ta kopjoj.



Tesksteshqip: Kush janë bashkëpunëtorët tuaj?

Erik Lloshi: Unë punoj me Three Dots Produktion, ku e kam si një shtëpi të dytë timen dhe brenda tyre përfshihen Flori Mumajesi, Kledi Bahiti, Ervin Gonxhi, si dhe për shumicën e teksteve me Endrit Mumajesin. Bashkëpunime kam pasur dhe me kompozitorë të tjerë si, Adrian Hila, Alfred Kaçinari, të cilët i falenderoj.

Teksteshqip: Si e kaloni një ditë të zakonshme?

Erik Lloshi: Përgjithësisht e kaloj duke bërë pak palestër, duke u marrë pak me sport dhe shumicën e kohës ma zë studioja dhe provat që bëj.



Teksteshqip: A keni shumë miq?

Erik Lloshi: Nuk kam shumë miq se nuk më pëlqen të jem shumë i hapur si natyrë, por ata miq që kam i dua fortë dhe i respektoj dhe më respektojnë në çdo aspekt.

Teksteshqip: A lodhet Eriku nga udhëtimet?

Erik Lloshi: Lodhem, nuk mund të them që jo, por marr dhe kënaqësi shumë të veçantë kur udhëtoj, sidomos me makinë më qetëson deri diku.

Teksteshqip: A ju ka munguar diçka dhe s’e keni arritur?

Erik Lloshi: Ka akoma shumë gjëra për të arritur por përgjithësisht gjërat që kam dashur gjithmonë i kam pasur dhe kur kam qenë fëmijë dhe tani në këtë moshë deri diku.

Teksteshqip: Ju falenderojmë për intervistën. Diçka për fund?

Erik Lloshi: Ju falenderoj shumë për intervistën dhe përshëndetje për të gjithë ata që lexojnë portalin tuaj.
(Arsim Kolari/Teksteshqip.com)

Eriku Që Sjell Vetëm Veçanti