>
BIOSHQIP

Ermal Fejzullahu: Gati Hiti Veror Me Genen

12-06-2012
Dy nga këngëtarët më me zë të tregut shqiptar Gena dhe Ermal Fejzullahu kanë qenë të ftuar në programin 'Pro Shqip' në Top Kosova Radio, ku kanë treguar arsyen se pse shihen bashkë këto ditë më shumë se kurrë.

Ata sapo ishin kthyer nga studio e Florent Boshnjakut ku kanë regjistruar një duet me tekst të Avni Qailit dhe që na kanë treguar që do të jetë një super hit i kësaj vere.

Ndërsa, të pyetur se më kë do të donin të bashkëpunonin me ndonjë nga femrat e estradës, Gena për Kosovë ka thënë se do ti pëlqente me Dafina Zeqirin, e ndërsa Ermali për Tiranë ka thënë se do t'i pëlqente me Elvana Gjatën.

Kënga e tyre e re pritet shumë shpejt të ketë edhe një video, por aq të përshtatshme me stinën e nxehtë.

Tashmë çdo gjë është gati vetëm pritet lansimi i këngës duet në mes këngëtarit Gena dhe Ermal Fejzullahu. Është gati edhe video-klipi i punuar mjaft interesant nga produksioni 'Max Production'.

Ne siguruam edhe këtë foto gjatë xhirimin, në të cilat shihen dy artistët e suksesshëm, që siç thotë edhe vetë Gena me modesti kur ne e pyesim për hitin e kësaj vere dihet tashmë, do të jetë kjo këngë super verore e ritmike dhe me një tekst të bukur.

Ndërsa Gena, na ka thënë se të gjithë fansat e tyre duhet të durojnë edhe pak dhe po vjen ky hit i bukur.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)