>
BIOSHQIP

Ermal Fejzullahu, Më I Suksesshmi I Verës

14-08-2012
Vitin e kaluar dikush që ia kishte inatin këngëtarit Ermal Fejzullahu, kishte shkruar se ai dështoi në Durrës. Por ne ishim aty rastësisht për të parë se sa qindra persona gumëzhinin teksa hynin dhe dëgjonin në një nga ambientet më të mëdha në Durrës vetëm para 3 ditëve, artistin e shumë hiteve. Atë natë kishte edhe të tjerë këngëtarë nëpër vende të tjera, por pushuesit e ardhur nga katër anët shqiptare apo vende të huaja kishin zgjedhur për të kërcyer dhe dëgjuar zërin e Ermalit. Atë natë syri ynë ka parë pothuajse 2 mijë vetë që argëtoheshin, teksa Ermali këndonte hitet e tij dhe këngë ritmike të ndryshme dhe për këtë lajm me fakte që po flasim e meriton të jetë këngëtari më i suksesshëm i kësaj vere, pasi jo vetëm atë natë, por çdo natë sa herë këndon Ermali ka plot adhurues dhe pushues që e dëgjojnë.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Ermal Fejzullahu, Më I Suksesshmi I Verës