>
BIOSHQIP

Ermal Fejzullahu, çdo Këngë Hit I Garantuar

19-08-2013
“Po ta fali zemrën ty’, është kënga e cila vetëm në audio të thjeshtë është hedhur në kanalin Youtube dhe po dëgjohet dhe klikohet me të madhe. Këngë kjo kënduar nga këngëtari më “in’ shqiptar Ermal Fejzullahu. Ne mësojmë se kjo këngë do të ketë së shpejti edhe një video të bukur e cila po mendohet të realizohet ashtu sic e meriton kjo këngë që në vetura në CD dhe në Radio është kthyer në një super hit. Teksti është shkruar nga Avni Qaili, ndërsa muzika është krijuar nga kolegët që e shoqërojnë Ermalin nëpër koncerte. Mësojmë gjithashtu se Ermali është këngëtari më i kërkuar i kësaj verë ku i duhet të marrë garderobë shumë me vete, pasi udhëton sa në një qytet në tjetrin në katër anët shqiptare. Kënga më e re është gjithashtu në audio jo vetëm më e dëgjuara po nga shtëpia muzikore që shpërndahet edhe më e shitura, e si duket duke llogaritur edhe hitin e mëparshëm “Digje sonte” artisti garanton që cdo këngë që e këndon e bën hit.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Ermal Fejzullahu, çdo Këngë Hit I Garantuar