>
BIOSHQIP
Biografia
Mori mesimet e para ne vendlindje. Gjimnazin gjithashtu e kreu ne vendlindje, ndersa studimet e larta i kreu ne Tirane ne Universitetin Epoka ne gjuhen angleze ku u diplomua me rezultate te shkelqyera ne degen "Banking and Finance". Qe ne vogeli ka shprehur pasionin per muziken dhe deshiren per te qene nje artiste. Talentin e saj ne kendim u zbulua qe ne moshen 4-vjecare nga pedagog te njohur muzike ne qytetin e Durresit. Hapat e para i nisi ne Qendren Kulturore Durres, ku mori pjese ne cdo aktivitet.

Bilbilat e Adriatikut 2007
Në Dhjetor te 2007 merr pjesë në festivalin Bilbilat e Adriatikut me këngën “Stinët”, në bashkëpunim me Bora Selenica. Muzika u krijua nga Maksim Shehu, teksti u punua nga Alketa Nuhe.

Bilbilat e Adriatikut 2008
Në Dhjetor të 2008 merr pjesë në festivalin Bilbilat e Adriatikut me këngën “Bilbili dhe gjinkalla”. Teksti i këngës u shkrua nga Jorgo Papingji.

Opera 2009
Merr pjesë në evenimentin e organizuar nga shkolla artistike “Jan Kukuzeli”, Durrës. Me rastin e 50-të vjetorit të shkollës u vendos në skenën e pallatit të kulturës “Aleksander Moisiu” një opera gjermane.

Bilbilat e Adriatikut 2009
Në Dhjetor të 2009 merr pjesë në festivalin Bilbilat e Adriatikut me këngën “Pse më therrasin milingonë”. Muzika u punua nga Luan Zhegu, teksti u shkrua nga Jorgo Papingji, ndërsa orkestrimi u bë nga Saimir Çili. Luan Zhegu shkruan “Ester, je e mrekullueshme” teksa i jep një autograf pasi kishin përfunduar së regjistruari këngën.

Bilbilat e Adriatikut 2010
Në Dhjetor të 2010 merr pjesë në festivalin Bilbilat e Adriatikut ku shpallet dhe fituese e vendit te parë me këngën “Mësuesja dhe celulari”. Muzika e këngës u punua nga Ylli Ramzoti, teksti u shkrua nga A.Bajrami, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ylli Ramzoti.

Magjia e këngës franceze 2016
Në Mars të 2016 merr pjesë në konkursin e organizuar nga Aleanca Franceze ku shpallet dhe fituese e vendit te parë me këngën “Je suis malade” nga Lara Fabian.

Magjia e këngës franceze 2017
Në Mars të 2017 merr pjesë në konkursin e organizuar nga Aleanca Franceze ku shpallet dhe fituese e vendit te parë me këngën“Adagio” nga Lara Fabian.

Magjia e këngës franceze 2018
Në Mars të 2018 merr pjesë në konkursin e organziuar nga Aleanca Franceze me këngën “Pardonne moi”nga Mireille Mathieu.

Spring fest
Në Prill të 2019 merr pjesë në konkursin e organizuar nga universiteti Epoka ku shpallet dhe fituese e vendit të parë me këngën “Mamma knows best” nga Jessie J.

Në Dhjetor 2021, Ester Zahiri merr pjesë në Festivali I 60-Të Në Rtsh me këngën "Hiena".

Më datë 21 Maj 2022, Ester Zahiri publikon videoklipin "Ike". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Kledi Bahiti & Ester Zahiri, teksa teksti u shkrua nga vetë Ester Zahiri. Videoklipi u prodhua nga Pro Video, ndërsa produksioni audio u realizua nga Kledi Bahiti.

Më datë 4 Gusht 2022, Ester Zahiri publikon videoklipin "King". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Ester Zahiri. Videoklipi u prodhua nga Pro Video, ndërsa produksioni audio u realizua nga Kledi Bahiti.