>
LETERSISHQIP

Prolog Krishtlindjeve

Jehonë Engjëjsh që këndojnë “U ngazëllove”
Nga shumë heshtje lind heshtja
Kështu, drita e yjeve thuret në litarë
Me të cilën Fuqitë e paqes harmonizohen ëmbël.
Gëzohu, o tokë, Zoti yt
Ka zgjedhur vendin e tij të shenjtë të pushimit.
Ja, shenja me krahë
Fluturon mbi atë krizalidën e shenjtë.

Shpirti i padukshëm i yjeve u përgjigjet atyre:

Përkuluni në këngën tuaj, fuqi përdëllyese.
Përkuluni mbi harqet tuaja të fildishtë e të artë!
Ajo që ju njihni vetëm vagëllimthi është bërë
Në rrugë të shkurtra e të ndritshme, blu:
Përkuluni në lëvdatën tuaj;
Sepse nëse mendimi juaj i hollë
Nuk sheh veçse pjesërisht burimin e mistereve
Edhe në këngët tuaja, jeni urdhëruar që t’i këndoni:
“Lavdi! Lavdi qiejve të lartë
Paqe menjëherë në tokë”.

Engjëjt që vazhdojnë me këngën e tyre:

Barinj dhe mbretër, me qengja dhe temjan
Shkoni e shlyejeni injorancën e njerëzimit:
Me mirrën tuaj të kuqe bëjeni shije të ëmbël.
Ja biri i Perëndisë bëhet lëmoshëdhënësi i Perëndisë
Jepni këtë pako gjë
Para se ai t’ju japë gjithçka.