
Fati Sinani
Loti Nenes
Loti Nenes
Teksti :: Song Lyrics
Arratisur syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur,
Po vajtoj,pa fund,pa shpresë,
Anës Elbë-s,anës Spree-së,
Ku e lamë e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjerë mileti,
Anës detit I palare,
Anës dritës I paparë,
Pranë sofrës I pa ngrënë,
Pranë dijes I pa nxënë,
Lakuriq dhe I dregosur,
Trup e shpirt I sakatosur,
Se çe shëmbën derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se çe shtypën jabanxhinjtë,
Se çe shtrydhën fajdexhinjtë,
Se çe prenë é se çe vranë,
Çe shkretuan anë e mbanë,
Nënë thundrën e përdhunës,
Anës Vjosës anës Bunës,
Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet béu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta,
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katudarë dhe puntorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë.
Rraskapitur dhe katosur,
Po vajtoj,pa fund,pa shpresë,
Anës Elbë-s,anës Spree-së,
Ku e lamë e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjerë mileti,
Anës detit I palare,
Anës dritës I paparë,
Pranë sofrës I pa ngrënë,
Pranë dijes I pa nxënë,
Lakuriq dhe I dregosur,
Trup e shpirt I sakatosur,
Se çe shëmbën derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se çe shtypën jabanxhinjtë,
Se çe shtrydhën fajdexhinjtë,
Se çe prenë é se çe vranë,
Çe shkretuan anë e mbanë,
Nënë thundrën e përdhunës,
Anës Vjosës anës Bunës,
Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet béu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta,
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katudarë dhe puntorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë.
- Publikimi: 14/07/2013
- Ora: 00:13
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Zgjidhni me sa yje do votoni
Komente 0