Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Zëmer E Re

Zemra ime, si një gjarpër
e ndërron lëkurën e saj,
e mbaj ja mu në dorë
plot me plagë dhe me mjaltë.

Mendimet që u mëkëmbën
në çerdhen tuaj, ku shkuan?
Po trëndafilat që dhanë aromë
Për Jezu Krishtin dhe Satanan'?

Mbështjellësi i gjorë e mbyti
Yllin tim mbrekullor!
Pergamen i dhimbshëm gri
I asaj që dashuroja por s'e dashuroj.

Shoh në ty fetus i shkencave,
mumje vargjesh dhe skelete
të pafajsive time antike
dhe romancave sekrete.

A t'ju var në murin
e muzeut tim të ndjesive,
tok me të ftohtin edhe terrin,
bebe gjumashe të ligësisë sime?

A t'ju përhap ndër pishat
-libër vuajtjesh i dashurisë time-
kështu të mësoni tringëllimat
që në agim i merr bilbili?

- poezi nga Federico García Lorca


- Poezia u dërgua nga Kadri Mehmeti -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  12