>
BIOSHQIP

Festina Mejzini, “Ndjehem Mirë” Në Top Fest

27-03-2013
Festina Mejzini tregoi zërin e saj të fuqishëm dhe të veçantë në X-Factor Albania, ku la përshtypje shumë të mira për publikun dhe adhuruesit e saj. Zëri i saj i fuqishëm dhe karakteristik e bën atë këngëtaren e re më të mirë në skenën shqiptare.

Ndërsa Kastriot Preteni ka arritur majat e muzikës në Norvegji. Ata së bashku po prezantohen në festivalin “Top fest 10”, me këngën “Ndjehem mirë”. Në prezantimin e javës së parë në “Top Fest” ata kanë mahnitur publikun me një performancë shumë energjike dhe mbizotëruese në skenë. Kënga ka patur simpatinë e fansave, e cila shumë shpejt po bëhet një sensacion në rrjetet sociale.

Në fakt vlerësimet për këngën “Ndjehem Mirë” dhe për interpretimin e bukur nga Festina dhe Kastrioti janë të shumta dhe flitet si kënga më e mirë hip hop në Top Fest 10. “Performimi ynë në Top fest 10 ishte mjaftë emocionues. Ndjehemi mjaftë mirë pas interpretimit tonë dhe shpresoj që të gjithë e kanë pëlqyer këngën ‘Ndjehem mirë’”,, shprehen ata për “Zëri”.
(Telegrafi)

Festina Mejzini, “Ndjehem Mirë” Në Top Fest