A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
26/12/2011 - 29/12/2011
Pallati i Kongreseve, TIRANE
Attendees: Hygerta Sako, Enkeleida Zeko & Nik Xhelilaj
TVSH / Radio Tirana

Festivali i 50-të i Këngës në RTSH u zhvillua në 26, 27 28, 29 dhjetor të vitit 2011 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Pas shumë diskutimeve brenda stafit drejtues të Festivalit të 50-të të Këngës, se kush do të ishte prezantuesi i këtij viti jubile, më në fund është vendosur që këtë edicion ta prezantojë aktori i njohur 28-vjeçar, Nik Xhelilaj, ish Miss Albania Hygerta Sako dhe Enkelejda Zeko.

Nata gala është menduar të zhvillohet në datën 28 dhjetor, pas prezantimit të të gjitha këngëve pjesëmarrëse në këtë festival. Përgjatë dy netëve të para do të prezantohen 28 krijime, që do të ngjisin në skenë këngët e një brezi “të kthyer” kompozitorësh. Kështu, i rikthehet festivalit Flamur Shehu, Lejla Agolli, Shpëtim Kushta, Edmond Veizaj, Ilir Dangëllia, por edhe Elton Deda etj. Siç nuk do të mungojë edhe Edmond Zhulali, Kristi Popa, Kujtim Prodani, Sokol Marsi, Endri Sina. Pas një pjesëmarrjeje të vazhdueshme, shoqëruar edhe me çmime, kanë vendosur të mos bëhen pjesë e këtij festivali kompozitorët Adrian Hila, Pirro Çako apo Ardit Gjebrea. Sa u takon këngëtarëve, ata i përkasin të gjitha brezave. Por duket se më “guximtarët” kanë qenë meshkujt. Duke parë emrat e konkurrentëve, vihet re se bëhet fjalë për rikthime, apo për artistë të konsoliduar, që nga Bashkim Alibali, vëllezërit Prifti, Frederik Ndoci, Bojken Lako, Elton Deda, Altin Goci etj. Kurse nga pala femërore, me përjashtime të vogla (Mariza Ikonomi, Rona Nishliu), të gjitha i përkasin brezit të ri. E nëse çdo vit me një të parë të listës së konkurrentëve mund t’i vije gishtin fituesit, kësaj here do të jetë pak më e vështirë për parashikuesit. Kjo do të zgjidhet vetëm në natën finale, nga do të dalë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës. Tanimë që ditët numërohen mbrapsht, organizatorët kanë shtrënguar përgatitjet. Prej dy ditësh kanë nisur provat me orkestrën e RTSH-së dhe bandën e festivalit, e cila do të drejtohet nga Shpëtim Saraçi. Qysh në prezantimin e parë të skemës së këtij edicioni, drejtori i festivalit, Martin Leka, premtoi se gjithçka në tri netët e garës do të zhvillohet 100% live.


GJYSEM FINALISTET E NATES S PARE:

1.Gerta Mahmutaj - "Pyet zemrën"
2.Entela Zhula - "Ndjehem bosh"
3.Bashkim Alibali - "Kengen time merr vehtë"
4.Samanta Karavello - "Zgjomë një tjetër ëndërr"
5.Endri & Stefi Prifti - "Iluzion"
6.Rona Nishliu - "Suus"
7.Rudina Delia - "Mëe kërko"
8.Marjeta Billo - "Vlen sa një jetë"
9.Claudio La Regina - "Kur te pasha"
10.Hersina Matmuja - "Aty ku më le"
11.Orinda Huta - "Dorëzohem"
12.Altin Goci - "Kthehem prapë"
13.Elton Deda - "Kristal"
14.Evans Rama - "Ti nuk mundesh"



GJYSEM FINALISTET E NATES SE DYTE:

1.Toni Mehmetaj - "Endërra e parë"
2.Dr. Flori - "Personale"
3.Kamela Islamaj - "Mbi yje"
4.Frederik Ndoci - "Oh...jeta ime"
5.Marsida Saraçi - "Eja më merr"
6.Bojken Lako - "Të zakonshmen"
7.Sindi Berisha - "Braktisur"
8.Mariza Ikonomi - "Më lër të dua"
9.Kujtim Prodani - "Digjem"
10.Iris Hoxha - "Pa ty asnjë sekond"
11.Saimir Braho - "Ajër"
12.Goldi Halili - "Rroj për dashurinë"
13.Xhensila Myrtezaj - "Lulet mblidhen për hënën"
14.Elhaida Dani - "Mijëra vjet"


Me datën 28 nëntor për nder të jubileut të 50-të të "Festivali i Radio Televisionit Shqiptar" u mbajt një natë ekstra për të kënduar këngët e vjetra të këtij festivali,ku shumë artistë performuan në Pallatin e Kongreseve këngët më të bukura ndër vite të "festivalit të Radio Televisionit Shqiptar".Për të vazhduar pastaj me natën finale e cila u mbajt më 29 nëntor 2011.

Në natën finale artistët morën këtë renditje pikësh:



1.Rona Nishliu - "Suus" (77 pikë)
2.Elton Deda - "Kristal" (55 pikë)
3.Saimir Braho - "Ajër" (50 pikë)
4.Samanta Karavello - "Zgjomë një tjetër ëndërr" (47 pikë)
5.Altin Goci - "Kthehem prap" (38 pikë)
6.Endri & Stefi Prifti - "Iluzion" (25 pikë)
7.Kamela Islamaj - "Mbi yje" (25 pikë)
8.Dr. Flori - "Personale" (21 pikë)
9.Iris Hoxha - "Pa ty" (19 pikë)
10.Bojken Lako & Breza - "Të zakonshëm" (18 pikë)
11.Mariza Ikonomi - "Më ler të të dua" (13 pikë)
12.Toni Mehmetaj - "Ëndrra e parë" (10 pikë)
13.Xhensila Myrtezaj - "Lulet mbledh për hënën" (8 pikë)
14.Marjeta Billo - "Vlen sa një jetë" (0 pikë)
15.Hersi Matmuja - "Aty ku më le" (0 pikë)
16.Gerta Mahmutaj - "Pyete zemrën"(0 pikë)
17.Bashkim Alibali - "Këngën time merr vehtë"(0 pikë)
18.Frederik Ndoci - "Oh... jeta ime" (0 pikë)
19.Elhaida Dani - "Mijëra vjet" (0 pikë)
20.Rudina Delia - "Më kërko" (0 pikë)


Choose star rating

Rating:  4.7 / Votes cast:  13




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019