BIOGRAFIA: Fitnete Tuda është një këngëtare dhe autore këngësh e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë. Lindi në Strugë dhe u zhvendos më pas në Kosovë, ku jeton aktualisht. Ka mbaruar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Pjesëmarrjet e saj në Festivalin e RTSH-së në vitet `95 & `96 shndërruan ne hite këngët “Rrugë” dhe “Shi bie në Tiranë”. Në vitin `99, në edicionin e parë të Kënga Magjike, ka marrë pjesë me këngën “Duke kërkuar jetën” dhe në vitin 2003 me këngën “Si muzika”, ku është vlerësuar me Çmimin e Produksio...