>
BIOSHQIP
Biografia
Flamur Shehu u lind në Tiranë më 28.11.1944 është një ndër kompozitorët më te njohur ne gjith shqiptarine produktiv. Në arkivin e tij numëron mbi 500 këngë, një shifër shumë domethënëse. Ka dy çmime të para (një në Festivalet e RTSH, dhe një në Koncertet e Pranverës) dhe 17 çmime të para dhe të dyta të shtrira në kohë. Kur flet me të shikon një mërzi kur përmendet muzika tallave. Ajo këngë nuk i përket flokut tonë thekson Flamuri. Folku shqiptar është ndër më të pasurit në botë dhe ka mundësi për gjetje frymëzimi për çdo kompozitor. Ndër shqetësimet e tij është dhe këndimi Play Back, pasi në këtë mënyrë këndimi humbet ngjyra e zërit, gjallesa e muzikës. Ndërsa për Festivalin e 11-të, ai thotë që solli një erë të re në muzikën shqiptare, por që nuk u la të rritej. Ka bashkëpunuar me të gjithë këngëtarët më në zë shqiptar dhe ndihet i nderuar me këtë bashkëpunim. Ka një kujtesë për t’u admiruar dhe për profesionin e tij flet me pasion.