BIOGRAFIA: Florent Abrashi është një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop dhe pop-rock. Kanë mjaftuar pak sekonda që katërshja e jurisë së “The Voice of Albania” të shtypë butonin për të. Ajo që ndodh rrallë, sivjet i ka ndodhur Florent Abrashit, një 24 vjeçar me prejardhje nga Gjakova. Abrashi, një emër jo pak i njohur në lokalet e natës kudo në Kosovë, tash e disa vite bën muzikë live dhe karakterizohet me zërin e tij prej një rokeri të ardhshëm. Për “Zëri”, Abrashi i cili tanimë ka kaluar fazën e parë të përzgjedhjes në këtë show...