>
BIOSHQIP

Florent Abrashi: “Performimi Live është Thelbi I Të Qenit Këngëtar”

19-06-2014
Florent Abrashi, fituesi i The Voice of Albania vjen në një intervistë ekskluzive për teksteshqip.com. Duket se Florenti pas fitores në The Voice ka qenë mjaft i angazhuar, si me koncerte dhe mbrëmje live ashtu edhe me pjesmarrje në disa festivale. "Nuk dua të jem" ishte kënga e Florentit me të cili ai u paraqit në Top Fest. Në intervistën në vazhdim Florenti na tregon rreth këngës së tij të re e cila do të jetë bashkpunim por që preferon lëjë surprizë, njashtu thotë se do të jetë edhe jasht zhanrit të tij.

TeksteShqip: Florent, keni qenë mjaft i angazhuar së fundmi në muzikë. Na tregoni pak për projektet tuaja rreth muzikës?

Florent: Për momentin jam i koncentruar tek muzika Live, duke performuar në qytete të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, por shumë shpejt do të vij me një këngë të re të realizuar në studiot e Top Channel, si pjesë e albumit që rrjedh nga fitorja në The Voice 3. Shpresoj të pritet mirë nga publiku, do jetë diçka më ndryshe se sa janë mësuar të më shohin.

TeksteShqip: Performuat edhe në Videofestin Muzikor? Si ishte të performoje së bashku me fituesin e X Factor Ergin?

Florent: Ishte hera e parë që morra pjesë në një ngjarje të tillë, dhe më la një përshtypje shumë interesante, sepse ishte hera e parë që unë u bëra pjesë e Estradës shqiptare, nëse mund të themi ashtu. Kisha shumë emocione, por besoj që bashk me Ergin kemi bërë një punë të bukur dhe i'u kemi dhuruar emocione të bukura publikut
dhe shikuesve.



TeksteShqip: Gjithashtu jeni i angazhuar me koncerte rinore dhe mbrëmje live? Po gjatë këtij sezoni veror do jeni i angazhuar?

Florent: Për mua performimi live është thelbi i të qenit këngëtar, më duket që nuk do mund të ekzistoja pa këndim live. Për momentin jemi duke u marrë me pjesën administrative për të organizuar mbrëmje javore në ndonjë prej bregdeteve shqiptare, shpresoj që të arrihet kjo gjë, do jetë diçka e re për mua.

TeksteShqip: Po punon Florenti me ndonjë këngë të re?

Florent: Jam duke punuar në disa projekte në të njëjtën kohë, por gjithsesi e kemi një plan për një bashkëpunim shumë të bukur dhe të jashtëzakonshëm, por nuk do ta bëjmë të
ditur surprizën, e tëra çfarë mund të them është që do të jetë një bashkëpunëtor jashtë zhanrit tim.

TeksteShqip: Morrët pjesë në Top Fest 11 me "Nuk dua të jem"? Mendoni se e meritonit finalen?

Florent: Të them të drejtën prisja që të isha në finale, por herët a vonë e dija që duhet të përballesha me realitetin e skenës shqiptare, por prapë se prapë, jam shumë i kënaqur me paraqitjen time dhe të grupit, si dhe pritjen nga njerëzit. I falenderoj të gjithë ata që e kanë vlerësuar dhe mbështetur këtë këngë.



TeksteShqip: Një tjetër projekt shumë interesant ishte mes teje Lindit & Sidrit Bejlerit? Kënga "S't kam thënë". Na flisni pak më shumë rreth kësaj kënge?

Florent: Kjo këngë ka kohë që është shkruar nga Sidrit Bejleri, dhe plani ishte që vetëm Sidriti dhe Lindi të merrnin pjesë në atë këngë, por pasi dola si fitues, pata nderin të pranoj ftesën nga Sidriti për të performuar në këtë këngë, me të cilën jam shumë krenar, pasi që edhe është klipi im i parë.

TeksteShqip: Po jeta private, a e gjen Florentin momentalisht "single"?

Florent: Jo nuk jam single!



TeksteShqip: Albumi është një hap i madh për artistët e rinj? E ke menduar ti këtë gjë..?

Florent: E kam menduar seriozisht dhe me doemos do të bëhet një lloj albumi, qoftë me këngë origjinale, qoftë në forma tjera, pasi i kam disa ide që besoj do të jenë shumë të veçanta sa i përket rrethanave të tanishme të tregut.

TeksteShqip: Po në festivale të tjera do jesh i pranishëm këtë vit?

Florent: Po do vazhdoj të konkurroj, dhe si synim kam 2 festivale të mëdha shqiptare, t'a shohim se si do na presin publiku këtë rradhë.

TeksteShqip: Florent, faleminderit që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund nëse dëshiron të shtosh diç më tepër...

Florent: Faleminderit dhe juve!
(Teksteshqip.Com)

Florent Abrashi: “Performimi Live është Thelbi I Të Qenit Këngëtar”