TEKSTESHQIP

Françesk Radi
Aladini E Piter Pani
Lyrics

Çdo dite kam një orë
Kur unë shikoj televizor
Plot përralla dhe çudira
Aventura e magjira
Sytë tjetër botë shikojnë
Fantazia fluturon
Ku të kem dëshirë më çojnë
Pa makinë e pa aviooon
Aladini, Piter Pani
Po më thërrasin nga ekrani
E ndiej veten në përrallë
Si një mbretëreshë e rrallë
Po more më thotë qerosi
Gishtoja e mund bajlozin
Borëbardha dhe Hirushja
Shkojnë për festë
Tek Kësulkuqja
Mbreti është në hall i shkreti
Paska ikur interneti
Princin do që ta martojë,
Miqtë s’mund t’i lajmërojë
Ujku ulërin në hënë
Se ulkonja e ka lënë
Ikën nga përrallë e vjetër
Vjen në film në një rol tjetër

Aladini, Piter Pani
Po më thërrasin nga ekrani
E ndiej veten në përrallë
Si një mbretëreshë e rrallë
Po more më thotë qerosi
Gishtoja e mund bajlozin
Borëbardha dhe Hirushja
Shkojnë në festë
tek Kësulkuqjaaa

Përralla përshesh
Shëndeti prej nesh
Kaq dita kaq thash
Vazhdimin u a lash.