>
BIOSHQIP

Gëzim Gashi Në Bashkëpunim Me Reperin Lazee

07-12-2012
Kengetari i ri i hitit "Trigger", Gezim Gashi, paralajmeron singellin e tij te dyte ne bashkepunim me reperin me te mire suedez Lazee, i njohur nderkombetarisht, emri i vertete i te cilit eshte Mawuli Kulego. Gezimi eshte duke ndertuar karriere muzikore me synim ne tregun e huaj, edhe pse jo pa veshtiresi sic tregon vet ai.

Pasi e kanë uruar shumë artistë të njohur shqiptarë, si Bleona Qereti, Afërdita Dreshaj, Vesa Lumaj, dhe në fund nga ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, djaloshi kosovar i cili jeton në Suedi, Gëzim Gashi, vazhdon të marrë pëlqime edhe nga të huajt.

Mësuam se djali me vokalin e veçantë, ka çdo ditë komplimente edhe nga të huajt, madje edhe propozime, si p.sh. një vajzë e njohur dikur si ish e dashura e të ndjerit Elvis Presli, kërkon të bashkëpunojë.

Vetë Gëzimi ëndërron që një ditë të ketë një bashkëpunim me këngëtaren Rita Ora.
(Maksim Gjokaj)

Gëzim Gashi Në Bashkëpunim Me Reperin Lazee