Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Atdheun

Atdheun Mos Ma Shisni

Mos më thuaj se më ke v’lla
Mos më thuaj të një gjaku jemi
Këtu neve diçka na ndanë
Huq ia kemi diku e s’ia dalim mbanë

Dikush ngjanë nga baba e fisi
Dikush nga fisi tjetër, nëna
Dikush ngjanë nga të dyja anët
E dikush nga asnjëra

Farë e keqe mos lindt’ n ‘vatër
Kurrë mos lind një tradhtar
Që shkel mbi gjakun e pastër
E që shkel komb e vatan

Mos lindt’ kurrë në vatër ai
Ai që shkel mundin e gjakun
Ai që shkel oxhak e fis
Ai që i shet atdheun sllavit

Një i tillë s’i duhet kombit
Edhe sikur gjeni të jetë
I falet një të padituri, ndoshta
Edhe nëse gabon për komb të vet

Nuk i falet jo atij, nuk i falet kurrë
Që shet vendin për parti
E që shkel mbi plagët e njoma
Mbi dëshmorë t’vjetër e të ri

Mos shkel mbi vuajtjet shekullore
Mbi zërat e ndrydhur për dije e liri
Mbi ngjyrën e kuqe të flamurit
E foshnjat e therura n’djep me singi

Mos u kap si shkau për kryq, o Burri i Dheut
Duke mbrojtur të mallkuarat parti
Se ato shkojnë e vijnë
Po ku të mbetet ndërgjegjja ty?

Servil mos u bë se hije s’të ka
Edhe nëse je qeveritar apo deputet
Po edhe nëse president je
Atdheun kurrë askujt mos ia jep

Mos ia fal atdheun askujt
Se na mallkojnë gurët e varrit
Mos ia shit kombit mëmëdheun
Na mallkojnë eshtrat e t’parit

Na mallkon gjaku i Lirisë
Trojet tona të Malësisë
Molla e kuqe e Çamëria
Na mallkon ne Historia!

2016

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1 / Votuan:  1



teksteshqip.com © 2007 - 2017