>
BIOSHQIP

Po Vjen Hiti I Verës “Feel“ Nga Genta, Ardiani Dhe Dalool

14-05-2014
Kënga më e re me titull "Feel" e Genta Ismajlit në bashkëpunim me Ardian Bujupin, e kompozuar nga dj Dalool pritet te publikohet në fund të javes së ardhshme. Kështu ka deklaruar ekskluzivisht dj Dalool në një intervistë për emisionin "DukidheJu" në Radio Dukagjini.



Xhirimet e klipit janë duke u bërë nga Entermedia këto ditë në qendra të ndryshme të Kosovës: Gjilan, Prizren me fansa dhe xhirime Live.
Kënga është e stilit Dance me elemente Etno dhe në baze të vlersimeve të autorit të emisionit pritet të jetë një ndër hitet më të mëdha, jo vetëm të kësaj vere, por edhe të këtij viti.



Remixet e kënges priten të publikohen pas dy javësh me verzione për klube, në stilin e muzikes progressive house,ka bërë të ditur DaLool ndër të tjera në këtë intervistë.



Genta Ismajli dëshiron që fansat e saj jo vetëm të jenë aktivë në rrjetet sociale zyrtare të saj, por dhe ti shpërblejë.

Në faqen e saj zyrtare, në rrjetin social "Facebook", ajo ka shpallur një njoftim ku në këmbim të ilustrimit më të mirë për këngën "Feel" të cilën do ta sjell së shpejti, fituesi do të marrë 1 shpërblim.



“Ilustroni në një letër ose objekte ”FEEL” Genta ft Ardian ft Dalool, dhe fitoni një shpërblim nga BZZZ deri me 17.5.14. Kushti: Ilustrimi që merr më së shumti pëlqime është fitues. Shkruani emrin dhe mbiemrin poshtë ilustrimit. Loja përfundon me 17 maj, në ora 00:00. Ilustrimet duhet ti dërgoni në mesazh ose hashtag”, ka qenë mesazhi i këngëtares.
(Teksteshqip.Com)