>
LETERSISHQIP

Në Kopshtin E Luksemburgut

E gjallë dhe e shkathët si një zog
Në shteg të kopshtit shkoi një vajzë e re:
Një lule të freskët mbante në dorë,
Në buzë kishte një këngë të re.

Ndoshta në botë ajo është e vetmja
Me zemrën e së cilës do më puqej zemra,
Që natën e thellë të shpirtit tim
Do ma ndriçonte me një vështrim!…

Por jo, – rinia ime tashmë ka mbaruar…
Lamtumirë, o rreze e ëmbël që më ndrite, –
O vajzë, o harmoni, o erëmime…
Kalonte lumturia, – por rrezja ishte shuar.

Më shumë nga Gérard de Nerval