Ne bëjmë kërkime të vazhdueshme në Youtube, por nuk kemi arritur të gjejmë një videoklip për këtë këngë.


Germs - Endacak I Lodhur  Lyrics


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

24/09/2013

2013-09-24T00:00:25



Nëpër numra vitesh të ndryshueshëm
Endem nëpër kohë i tjetërsuar
Në pasqyra shihja veten ëndërrueshëm
Ajo ëndërr sa larg paska shkuar

Në shi jam lagur e në diell nxirë
Dhe pse i lodhur rrugën prapë marrë
Lëkur me kallo e muskuj të mpirë
Diku do të arrij ndonëse i parë
i parë , i parë.....

Merrmë me vete o yll i shuar
Se ndryshim mes nesh nuk ka
Ti endesh qiejve per pak dritë
E unë në tokë për një grusht para

Zvogëluar flakën e qiriut tim
Mbërritja , fundi i endjes nëpër kohë
Një plakë dalloj në shëmbëllim
Në pasqyra veten mezi po njoh

Merrmë me vete o yll i shuar
Se ndryshim mes nesh nuk ka
Ti endesh qiejve per pak dritë
E unë në tokë për një grusht para


Ky tekst u dërgua nga Ledio




Më Shumë Këngë Nga Germs: