Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Vec Pleqeria Na Rrefen

C'me ngjall mendime,aty tej,
Nje plak i lagjes tek qendron!
Here heq kapelen e mandej,
Duket me sy dicka kerkon!

Ndal nje moment,e perseri,
Nis e syzet e tija pastron!
Ne ate qelq ka histori,
Nje mori vitesh pasqyron...

Flok i thinjur supit bie,
Si neper male e virgjer bore!
Qielli i heshtur,ne dite zie,
Leviz nje re,i'a ben me dore.

Qielli ndoshta i therret,
Diku nje cep i rrefen.
E plaku fjalen e fundit pret,
Syte perdhe serish i kthen!

Qielli plakut c'i kendoi?!
Qe plaku syzet nis e thyen...
Asnje nga ne s'do ta kuptoje,
Vec pleqeria na rrefen...!!

- poezi nga Gert Vlashi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  33

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet