Ne Mes Filxhanash Ne Oborr

Te tetembedhjetat s'i kisha mbushur,
Kur rrija drekave ne ballkon.
Plakat e lagjes,shpine krusur,
Flisnin nen heshtje,me pasion!!

Tymosnin ethshem nje cigare,
Shpesh nje filxhan kafeje ne dore!
E c'te kuptoja une ne dritare?
Magjirat e plakave ne oborr?!

U kishin ikur ditet plot zjarr,
Mungonin vitet me vrull rinor.
U kishte mbetur te shtinin fall,
Ne mes filxhanash ne oborr...

S'mund te kishin te perjetshme rini,
As te kujtonin te hershmit dashnore.
Ngushelloheshin,duke bere magji,
Ne mes filxhanash ne oborr!!

- poezi nga Gert Vlashi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  28