Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Asgje Te Re Nga Fronti I Perendimit

Remark,c'ke qe kujton plaget e vjetra?!
Pse nderthure gjakun,me kulmin e frymezimit?!
Pse e ngjalle dhe njehere vdekjen me kthetra?
Me "Asgje te re nga fronti i Perendimit"...

Ti je shprehur me te vertete bukur,
Per nje pjese jete te shemtuar!
Ku jeta dhe vdekja ishin strukur,
Ne ate enderr te keqe qe ti ke jetuar.

Ti tregove per ate gjenerate,
Qe toka,ne guvat e saj i mbronte.
Pastaj,shpesh here toka e thate,
Nga gjiri i saj i ftohte s'i leshonte!

Ne heshtje e pa gaz,
Lufton qe te mos vdesesh!
Ti pate thene:"Fronti eshte nje kafaz,
Ku,se c'do te ndodhe,duhet te presesh"!

Ai brez gati u shua,
Nga predhat e luftes pambarim!
Vdekja desh jete,u terbua,
Atje nga fronti ne Perendim!

Remark,ti bukur ke shkruar,
Kujtime te hidhura,plot vlere!
Sa Remark-er te tjere,jane shuar,
Per te mos shkruar asnjehere.....

- poezi nga Gert Vlashi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  64


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet