>
BIOSHQIP
Biografia
Gerten e kemi njohur nga zeri qe ne fillim te vitit 1998, vit i cili perkon edhe me fillimet e Top Albania Radios. Me ekzaktesisht Gerta eshte zeri i pare i kesaj radio, tashme me e degjuara ne trojet Shqiptare. Drejtoi per tre vjet emisionin “Nje kenge per ty”, krahas edhe klasifikimeve te ndryshme dhe me pas zgjodhi SHBA per nje kurs regjie televizive. Nuk kalon shume dhe Gerta gjendet perseri prane mikrofonit te radios, kesaj rradhe te nje radioje Amerikane: 96.1- Kiss FM nga e cila shkeputet pas 6 muajsh per ty rikthyer ne atdhe. Aty e pret nje tjeter karriere; ajo muzikore dhe televizive. Te gjitheve na ka impresionuar lirshmeria e saj ne skene, levizjet energjike, buzeqeshja pozitive dhe aftesia per te ngjallur atmosferen, gje e cila Gertes i vjen natyrshem.

Në vitin 2003, Gerta Heta kendon kengen "My Love", e cila zgjidhet nga vete degjuesit e radiove si hiti numer 1 i vitit 2003. Njekohesisht ajo u shfaq edhe ne ekranin televiziv te Top Channel si drejtuese e emisionit “Select”.

Në Maj 2004, Gerta Heta merr pjesë në Top Fest 1 me këngën "Vetem", mjaft e mirepritur nga audienca.

Në Nëntor 2005, Gerta Heta merr pjesë në Nota Fest 2005 me këngën "Me Ngjan Sikur".

Në Shtator 2006, Gerta Heta merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2006 me këngën "Kerkome", ku merr çmimin "Tendence".

Në Nëntor 2006, Gerta Heta merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Shume Sexy".

Nga Tetori 2006 - Qershor 2007, Gerta drejtoi talk-show "Zahire" dhe nje nder te paret reality-show "Kafazin e Arte", qe te dy programe teper te suksesshme.

Fillimi i 2008 e gjen Gerten ne ekranet muzikore shqiptare me video-hitin "Dhe Vjen Tek Une", kenge shume e mirepritur gjate tourneve te fillimvitit ne klubet amerikane.

Në Nëntor 2008, Gerta Heta merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Lamtumire".

Në Maj 2010, Gerta Heta merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Inspirim".

Në Maj 2010, Visar Rexhepi & Gerta Heta marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 9 me këngën "Dashuria Nuk Ka Fe". Videoklipi i kenges u prodhua nga FABRIKA.
DËRGOI: