Reperi i ri nga Ferizaji, Getoar Aliu, ka publikuar këngën e tij të re me videoklip të titulluar “Kaos”.
Kënga është një ngjarje e vërtetë, një rrëfim i reperit për një ngjarje që i ka ndodhur atij gjatë një udhëtimi ilegal ku edhe ishte futur prapa grilave.
Kënga është punuar nga Shkumbim Nebihu dhe vet reperi, kurse videoklipin e ka realizuar Image Production.
Reperi gjatë karrierës së tij ka ndërruar disa emra, por në projekt ai rrëfen se emri Getinjo është emri i tij definitiv artistik edhe pse njihet ndryshe edhe si Young Ghetto dhe Ghetto.