TEKSTESHQIP

Gillespie
Kalter
Lyrics

Rreze lozonjare ngasin erën sot
shkëlqejnë mbi mua
madhështia e mëngjesit, kot
sot kot u mundua.

Pranvera herët, dërgoi letër sot
zogjtë ma kënduan
kangë mëngjesi t'kthjellët madhështor
lule hareje lulëzuan.

Shndrit, rreze dielli
apo shpirt engjulli.
Kaltër është gjithë çka shoh
përveç diellit.

Vetëm cicërima zogjësh dëgjoj sot,
lulet sapo u zgjuan
Aromë e njomë me erën po vallëzon
t'gjitha retë u larguan.

Shndrit, rreze dielli
apo shpirt engjulli.
Kaltër është gjithë çka shoh
përveç diellit.

DËRGOI: